Më thuaj cfarë t’i marr? Një gjë të dukshme…
Merri shpirtin më tha…
Edhe shpirti i prekshëm është!
Më këputi krahët! Krahët e dëshirës që sapo e kisha bërë gati për një
fluturim, afër, aty afër për në shpirtin tënd!
Të mora një këmishë, për t’i mbështjellë kujtimet kur të kem ftohtë nga
mungesa që do më lësh ti…
Mora një laps, ti dikur vizatoje me kokën mbështetur në timen, duke më
folur për gjërat që sot nuk mundemi t’i shkruajmë!
Mora një muzikë, një shikim, një lutje, dy ëndrra dhe i heshta
në një gllënjkë të tretur me ngjyrën e të shkuarës! E piva me një frymë!
Mora dhe atë shikimin tënd të vrenjtur prej diellit, kur
fryn, kur bën ftohtë, kur qielli dhe ngjyra e papërcaktimtë e detit, janë njëjtë
me sytë e tu!
Shpirt, të mora mëndjen, ti e di, prej në fillim ta kam thënë,
aq më duhet nga ti. Unë të kam thyer zemrën e kam hyrë aty përtej xhamave të
mbetur, gjeta rrugën për në shpirtin tënd! Është kaq bukur këtu, sytë nuk më ngopen
prej qiellit që ke si cati. Unë nuk dua të jem gjysma jote më e mirë, dua të
jem ajo që të kujton se ti tashmë je një, i plotë! Dua të di si qarkullon gjaku
yt kur dëgjon emrin tim. Të di se si duket shpirti yt ende pa i zhveshur rrobat…
unë jam e jotja!
Kur të jesh gati të
ndjesh ndër gishta një lëkurë që mbi shpinë do t’i shkruhet një novelë, më bëj një nder, shkruaj me penelë! Nëse në
shpirtin tim të duket errësirë, të siguroj se nuk është e tillë, mungon dritë
dhe gabimet e mia në fakt nuk janë të tilla, janë të gjitha një: mungesa jote!
Ka vetëm një sekondë ku e gjithë bota ndalon për një kohë të shkurtër,
midis një shikimi dhe një puthje, ku e vetmja e ndërmjetme është momenti i shkëputjes, për t’u rikthyer
dhe njëherë, më e fortë, më intensive, unë tek ty, një cast përfundimi ku
kuptojmë se pikërisht aty, është vetëm fillimi!
Më sheh si për të më thënë: shkoi vonë, bën mirë të ikësh…
Ndërkohë që marr rugën për të ikur, i kujtoj vetes se duhet
të marr frymë, e zemrës i them që duhet të rrahë. Sot kam veshur gjërat që më së
shumti i pëlqej tek ti!
Kam veshur shpirtin tënd...
Une nuk gjeje fjale te te komentoje...
ReplyDeleteDi te te them vetem faleminderit 😊
DeleteTi moj vajze na ke mare zemren te gjitheve me keto shkrime kaq te bukura.
ReplyDeleteTi moj vajze na ke mare zemren te gjitheve me keto shkrime kaq te bukura.
ReplyDeleteSa bukur shkruan ti, nuk do resht duke te ta thene ^_^
ReplyDelete