Të kam xhan, mos më lodh, nuk të
ndjek dot nëpër rrugë të vështira, nuk ja dal dot të vishem dhe njëherë me
ndodhi të vjetra. Të kam xhan, mos u përpiq të më bësh lojra se të kam zgjedhur
pikërisht për këtë arsye, që je i zhveshur nga të shëmtuarat skema.
Mos më lodh të lutem, je
mjaftueshëm tërheqës pa bërë asgjë! Të kam shpirt!
Mos më trego për ish të dashurën
tënde, as për këngë e rrugë që të rikujtojnë atë, mos më bëj të hap gojën për
historinë time që edhe piktorit më të madh do t’i kish shpëtuar një rresht e
sdo ta konkuronte dot asnjë pikturë! Kot e ke zemër.
Je shumë tërheqës që tani…
Je shumë tërheqës që tani…
Je shumë tërheqës pa bërë asgjë,
në indiferencën tënde, në gjërat që heq dorë të bësh, të kam gjetur e nuk dua të
lodhem duke të të humbur!Dhe nuk dua të bësh asnjë përpjekje për të më bërë për
vete. Unë tashmë jam e tërhequr nga ti. Nuk është risk që marr përsipër, është
shans që e kam zgjedhur… dhe prap do ta zgjidhja, ndaj mos më lodh të lutem...
Je mjaftueshëm tërheqës pa bërë asgjë...
Nuk je i bukur në fakt, po se cke dicka... Gjithë kripë e sheqer je... Prit mos e kthe kokën, mos më bëj ta ndërpres mendimin tim duke të të ndaluar frymën me një puthje! Më ndiz një cigare nga të tuat, trajta që merr silueta jote teksa përkulesh për tek unë, është shumë tërheqëse.
Kur refuzon të pohosh se kërkon doemos vëmëndje me mënyrën se si më kthen kurrizin për ta mbajtur shikimin ende nga unë...Nuk je i bukur në fakt, po se cke dicka... Gjithë kripë e sheqer je... Prit mos e kthe kokën, mos më bëj ta ndërpres mendimin tim duke të të ndaluar frymën me një puthje! Më ndiz një cigare nga të tuat, trajta që merr silueta jote teksa përkulesh për tek unë, është shumë tërheqëse.
Me buzëqeshjen tënde në cep të
buzës, me ironinë që përpiqesh të ma servirësh, me thirrjet e humbura të miat në
telefonin tënd, me të voglat gënjeshtra e zhdukjet e tua të shkurtra, të kam
xhan mos më lodh…
Kam rënë në të qeshurën tënde, është ngjitëse, kam rënë në urrrejtje për të mos u larguar, tek ty, me ty, gjeta atë që të tjerët marrin vendime për të mos i hequr kurrë nga jeta.
Kam rënë për netët pa gjumë, bisedat e vona, humorit tënd pa datë skadence, për mënyrën sesi më ndryshon duke qëndruar i njëjti, kam rënë për cdo sekondë që jam me ty, për zërin tim mbi tëndin, kam rënë disa herë, e të gjitha herët për ty!
Desantila
"mos më bëj të hap gojën për historinë time që edhe piktorit më të madh do t’i kish shpëtuar një rresht e sdo ta konkuronte dot asnjë pikturë! Kot e ke zemër..."
ReplyDeletekisha qe prej mengjesit qe po i beja reload edhe reload faqes :**
ReplyDeleteSa e mire qe je...
DeleteKam rënë brenda keq me gjithë shkrimet!!! Më ke ca drithërima e të rrahura zemre borxh!!!
ReplyDeleteNa bere me zemer!
ReplyDeleteEhhh sikur të shkruhej jeta dhe të jetohej shkrimi! Të paktën do të ishim më të qartë në zgjedhje.
ReplyDeleteMirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }