Shprehja “ti nuk e do veten
mjaftueshëm”, ka filluar më tingëllon si “xhaketë pranvere” kur të mendoj ty, që e vë krahëve, po andej nga mesdita që ngrohet
pak, e heq prap!
Në fakt, tani që e mendoj mirë,
me vërte ti nuk e do veten mjaftueshëm, të ishte se e doje, nuk i ndiqje të
zezat një nga një. Atë energji që harxhon t’u shkosh pas fijes dështimeve të
tua të sugjeroj përdorësh në një formë
tjetër, ose mos e përdor hic, ruaje!
Më thuaj pak sa herë e ke gjetur
veten duke gjykuar në heshtje të tjerët! Aty në atë momentin e poshtër që goja
të lidh cdo fije-keqe për gjëra që po t’i vishje ti, ty do të dukeshin aq
normale, ose më keq akoma, ty do të fliste subkoshienca se ke bërë gjënë më
perfekte në botë! S’të vjen mirë që po të flas si ai djalli mistrec i vogël që
të ulet në cep të shpatullës me pirunin tre-dhëmbësh në dorë. Prit se ende stë
kam pickuar, sot kam marrë vetëm fjalët me vete…
Ti ke frikë nga refuzimi! Po po,
këtë e di mirë! Ndaj për të mbajtur veten larg nga kjo ndjesi e jotja përpiqesh
të gjesh cdo mundësi, si ai grepi në det, e nuk të lodh aspak qëndrimi për një
kohë të gjatë në kërkim të një gjëje sado e vogël të jetë, t’ja marrësh
shpirtin dhe asaj…
Të të shpjegoj dicka?! Nëse
inatin e ke me të “voglin” po të them se dikur, në libra të shkollës fillore përdorej
një krahasim për ata më të dobëtit: “trupeshk”. Edhe po thoja: mua nuk më pëlqen
peshkimi, nuk më pëlqen as të jem e peshkuar, preferoj të praktikoj hipizëm, më
pëlqejnë kuajt!
Më lër të të flas në të bardhë:
Nëse e sheh veten me gabime të
vogla, pranoi! Mos fajëso askënd. Një ditë do të të rëndojë dyfish. Nëse ke një
ditë të keqe, nuk është faji im, as i tjetrit, cliroje veten nga mundimet e tepërta
që të kërkojnë të veshësh bukur një gënjeshtër. Mos e kritiko kurrë veten, ti
nuk mund të jesh kurrë aq i mirë sa supozon ti se je. Ajo cfarë ti je, është
ajo cfarë ti shfaq, zëri yt është cdo gjë që ti do të më japësh! Ndjesë por unë
nuk të blej dot “gjërat” që nuk më duhen!
Mua më duhet e “zhveshura” jote,
ajo që ti ja njeh vetes, të gjitha difektet e pastra të tuat, dështimet,
pranimet, triumfet! Ato, mi thua dot? Mi prezanton dot? Sa fuqi ke të më flasësh
për këto… T’i thuash të tjerëve që “unë e dua veten me të këqijat e mia?!”
Ti mund të jesh e shëndoshë por
prap t’a duash veten, mund të jesh e shëndoshë (e më fal që po e them në formë
harbute) por ama ke një personalitet shumë të fortë dhe të lumtë për këtë, mund
të jesh e shëndoshë e të qepësh kostumin tënd, por ti nuk mund të jesh e shëndoshë
dhe të jesh e shëndetshme njëkohësisht! (Uroj ta kesh kuptuar në thelb…)
Në fakt, tani që e mendoj mirë,
me vërte ti nuk e do veten mjaftueshëm, të ishte se e doje, nuk i ndiqje të
zezat një nga një. Kur të zgjohesh, të ndjesh lumturinë, e të duash veten, më
lajmëro…
Der atëherë, as unë nuk të dua
ty!
Desantila
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }