A ta kam thënë ndonjëherë se sa vlej unë?
Unë jam mjaftueshëm, pavarësisht standartit të vendosur nga
bota, pavarësisht pritshmërive të të gjithëve, unë jam mjaftueshëm!
Jam e lumtur, jam e sinqertë, jam mjaftueshëm! Jam e qeshur
dhe bëj për të qeshur, jam e fortë dhe jam shumë e dobët, di të dua aq fort sa
nuk kam fuqi të urrej, bëhem një “bjonde” e vërtetë kur dua e në thelb mbaj
brunen me gjithë forcë, jam e cmendur, jam qelq, jam plastelinë, të gjitha këto
jam! Jam e besueshme dhe më beso, punoj shumë për veten, e nëse nuk të rezulton
kështu, të siguroj që jam duke u përpjekur fort, por ama kështu jam mjaftueshëm
për njerëzit e mi, për shoqet e mia, për miqtë e mi, për botën!
Nuk jam perfekte, nuk jam gjëkundi afër për të qënë ajo e
lavdërueshmja prej të gjithëve, por po të jepja gjithë qënien time për gjërat që
nuk i bëj mirë, do të isha e frikshme!
Unë nuk mbaj mënd të gjithë datat historike, nuk mbaj mënd
as formula as teorema, nuk mbaj mënd ligje dhe bëj shumë gabime. Nuk kam përfunduar
shkollën me mesataren 10 në asnjë nivel shkollimi, as në provimit e anglishtes
nuk mora pikët maksimale dhe nuk kam studiuar filozofët e cdo shekulli dhe
impaktin e tyre në jetën shoqërore, por unë jam mjaftueshëm!
Gaboj, edhe në marrëdhëniet njerëzore e ndoshta ndonjëhere
mund të mos kem kërkuar as falje, por më beso, unë nuk lëndoj askënd me dashje.
Ja di vlerën dhimbjes e nuk mundem t’ja vesh askujt këtë. Nuk kam kufij por
njoh ku janë limitet e mia kundrejt tjetrit. Nuk jam e madhe mjaftueshëm që ti
bëj të gjithë të ndihen komodë në prezencën time, jam muri më i keq i ndërtuar
për sjellje që nuk i konsideroj të pranueshme! Por përpiqem shumë që në rrethin
tim të të bëj të ndihesh po aq e adhurueshme sa e mendon ti veten!
Lutem që herës tjetër kur të ndeshemi e të të pyes si je, të
mos më përgjigjesh: Mirë…shumë e zënë me punë…nuk është se gjërat janë dhe aq
mirë!
Më thuaj se ke një zemër të lumtur, se prej së brëndshmi e
ke kuptuar që ndihesh mirë sepse përpiqesh të bësh dicka më shumë, e procesi që
kërkon më të mirën prej teje, është ajo cka gjeneron më të mirat tek ty. Ma shquaj
edhe mua që nuk jemi thjesht qënie që punojmë dhe mbajmë në kurriz ngarkesa
emocionale që dita ditës na gërryejnë, por në fund të ditës jemi qënie njerëzore…dhe
që në bisedat e mbrëmjes kemi atë fuqinë që të prekim edhe ndjenjat që pak na i
njohin!
Më fol për shpirtin tënd, si ndihesh, e ku të dhëmb e
ndoshta do të jap dorën e do të ec me ty. Ti meriton shumë dashuri, dashurinë
ndaj vetes të parën. Mos e mundo më frymën për të përmirësuar veten kur gjen
gabime tek të tjerët! Sot nuk dua të mendoj sepse…
Unë jam mjaftueshëm në të gjitha!
Ti je mjaftueshëm tek të gjitha.
Desantila
Shume bukur! Nqs do te behesh contributor tek UPress.al me thuaj.
ReplyDeleteMirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }