Është ditë e njëjtë si javën e
kaluar dhe po njësoj ngjan edhe kjo kafja që po gëlltis vetëm! Është një nga
ato ditë ku shkëlqen dielli po kafja pihet pa sheqer, ku qielli është blu por ska biskotë në pjatën e filxhanit, ku zhytem në lexime e syri më stakohet në atë
thonjëzën e shprehjes “ti ke ngjyrat e shijes time”…
Të kam falur,
Sepse ti meriton të të duash në një formë tjetër,
Të kam falur,
Se aty ku më puthet mëndja me zemrën jam në
luhatjen më të fortë e kaq mundem.
Të kam falur sepse unë nuk kam kohë më vonë, jam
shumë e zënë duke jetuar të tashmen,
Sepse gjeta mënyrën për të qënë shumë afër e për më
larg shkoja.
Të kam falur se sot nuk paska as fëmijë që ngrenë
balona, ka vetëm të rritur që një pas një ankohen. Se gjejmë forma për të qënë
të ndryshëm e gjëmojmë pas asaj që na bën të jemi të njëjtë. Kontrovers i
veshur keqaz sot.
Të kam falur se edhe dimrit ja dhashë duart, e i
thashë shihemi herës tjetër.
Të kam falur se dua të liroj mëndjen nga pikëpyetjet…
Të kam fal, që edhe ti të ndihesh më mirë,
sinqerisht, a të kam vrarë shumë duke të të mbajt në mënd gjithë këtë kohë?! Të kam fal, e po të njotoj që udhëtimit i
erdhi fundi…
U ngrita nga kafja dhe po shfryja thua se s’më
mjaftonte as ajri, as dita, as 24 orë, e rrugës, në mendime me veten, thashë,
sot do ta bëj ditë të mirë.
Do t’i them “mirëmëngjes” atij që nuk i flas kurrë,
do shkoj të ndez edhe një qiri e do të lutem edhe për ty që më ke bërë keq, do
t’i rikthej buzëqeshjen dikujt që mendoj se e meriton, do bëj një dhuratë, do
blej lule, do jem ajo vajza e kopertinës që ngjan aq perfekte në dukje dhe qesh
në mes fushës së gjelbërt, do bëj gjëra që deri dje nuk i konsideroja dhe aq
efektive për dikë…
E kam nis me veten e do ta përfundoj me botën!
E kam falur zemrën disa herë e fal prap, se këdo që
kam pyetur më ka thënë se ajo është e vetmja gjë që edhe pse thyhet, griset,
vritet, pritet, bëhet prapë po njësoj duke e ushqyer rregullisht me vitaminën
kohë.
Sot e kam ndarë mëndjen që mbi të gjitha të fal
veten. Ato premtimet për falje, ja adresova asaj që unë jam sot. Sot zgjodha të
fal veten, sepse unë e di c’kam bërë, e thonë se vetë-gjykimi është më i rëndi.
E ngase nuk dua të gjej veten në dilema të tipit: a
duhet t’i fal të tjerët? Më mirë fal veten!
Të ndihesh fajtore është mirë, në thelb është e vështirë
t’i pëshpërisësh ndërgjegjes për t’ja ndryshuar mëndjen, kështu që është më e
bukur marrëveshja…se arrin njeriu në atë pikë sa të ndihet keq edhe për
mendimet negative që ushqen, lëre pastaj për skemat që i tejkalojnë filmat
thriller…
Gabimet janë më të bukura kur bëhen me ndërgjegje,
në një ditë si kjo, me diell, në qiell blu, duke i thënë vetes: Të kam falur!
Desantila
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }