Më kujto të lutem që më duhet të takoj dikë sot…
Më kujto që më vonë më duhet të shkoj në bankë dhe më pas më
kujto që duhet të shkoj të vizitohem…
Kujtomë dhe njëherë se sa e hidhur është të të mbajnë larg
dhe të jua ndjesh në fytyrë mungesën, sa e trishtë është t’i përtypësh një pas një
dëshirat, sa e vrenjtur bëhet dhe koha kur qiellin ma prishin retë e tua!
Por mos harro dicka:
Kur të më kesh vendosur në kutizën e të voglave të shkuara,
do të të kthehem me fuqinë më të madhe që më mbart shpirti, aty ku askush sdo të
mundet të të kuptojë, aty ku të tjerët asnjëherë nuk të kanë goditur, ku njerëzit nuk të
kanë njohur. Më lër të të shfajësoj sepse të mbaj në atë pjesë të harruar të mëndjes
ku ndoshta edhe pluhuri të ka zënë. Kujtomë të të liroj nga ndërgjegja sepse je
një peshë e panevojshme aty. Më jep mundësinë të të heq nga duart ato pak të
mira që ti dhurova prej zemre.
Ka kohë që nuk më dhëmb asnjë pjesë e asaj që
mbeti, ndaj më kujto të bëj një vizitë për të hequr cdo merak.
Jam pak vonë por
mos u shqetëso, jam në kohë të mjaftueshme për të të bërë ty të ndihesh keq!
Jam në ditën më të mirë për të të veshur ty shëmtuar, dhe mos mendo se nuk e
kam bërë…
Cuditërisht kam mësuar se gjëja më e thjeshtë sot është të të
bëjnë të ndihesh keq! Dhe ka forma të ndryshme që përcillet kjo ndjesi. Është dikush
që të thotë se je shëndoshur, e është dikush tjetër që të thotë se nuk të shkon
të dobësohesh se ti kështu je…
Mua nuk më përfshin dëshira jote për të më bërë të ndihem
keq, asnjëherë në jetë nuk më kanë pëlqyer gjërat e thjeshta, preferoj të komplikoj
situatën për të kuptuar nëse njerëzit janë ata që dua unë të besoj apo janë
realisht ata “pa doreza” që më shfaqen, nëse unë realisht dua të bëhem pjesë e
të keqes së tyre apo jam pre e grackës së ndotur, nëse me të vërtetë dua ta
shpenzoj atë kohë mbi njerëz që më bëjnë të vjell vrer ose me ata njerëz që më
pëlqen të shijoj sheqer!
Por në këtë jetë, nuk duhet thjesht të ekzistosh, dhe me këtë
gjë të bësh dëm, se e bën edhe me kaq gjë, dihet, duhet të mësosh të jetosh dhe
ti japësh hapësirë vetes që ti mundesh për më shumë dhe më beso, ti mundesh të
bësh më shumë! Nuk është fat që sot u zgjove, bën mirë të mësosh dicka më shumë,
t’i japësh mëndjes një dritare të vogël, të pikturosh, të dëgjosh historinë e vëndit
tënd, të bësh mirë, por mos rri pa bërë gjë e keq mos bëj gjithsesi, e dimë të
gjithë që cikli i jetës do të të sjellë në atë prag që do ti hapësh dyert një
ditë të keqes së padëshiruar…
Po në fakt më keni ngrënë jo pak kohë, që e kam futur gjëkundi në një bllok për të mos e harruar se
ma keni borxh…
Kam menduar se përherë të qënurit optimist dhe i lumtur
shkojnë paralelisht bashkë…
Njerëzit optimist janë përherë me vonesë…
Ndaj të lutem, më kujto të të harroj!
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }