Ka kaluar mesnata dhe vec gotës që mbaj në dorë dhe e lëkund në harmoni
me tingujt, mbaj në mënd edhe peshën e kujtimeve. Gëzuar për to! Dollitë ngrihen
disa herë gjatë natës, e zakonisht të ftojnë ti pish me fund!
U bë vonë!
E unë nuk kam kohë të të dëgjoj. Veshin ma zuri muzika dhe
ajrin ma mbushi atmosfera. Si nëpër tym më vjen ndërmënd dicka që shquaja përherë
si vlerë timen: kam mjaftueshëm shpirt për
dy, ndaj smë është dashur ndonjëherë ta kërkoj gjetkë!
Është vonë se unë tashmë e dhashë krejt shpirtin aty, po hapësira
ishte bosh e s’e ngopa dot.
Është vonë se u desh të nxitoja unë, ndryshe sdo të mund të
rigjeja dot veten.
Është vonë se as kohët nuk na deshën!
Është vonë se ishte darkë kur më gjete, e tani është mëngjes
kur unë nuk dua të më kërkosh më…
Ka një formulë të cuditshme në fakt të gjërave. Kur ti ikën
prej tyre, ato nxitojnë për tek ti, por ndërkohë ty të janë ngacmuar “qelizat”
më tutje, e nuk i lë të të afrohen.
Mos më shih ashtu, nuk jam zbukuruar, është thjesht hija që
kam marrë duke të të qëndruar larg, më ka rënë dhe dielli e sytë nuk arrij t’i
hap plotësisht, por arrij të ndjej ngrohtë e më mjafton. Mos më kërko më, se
nuk dua të të bëj të ndjesh atë pjesë që nuk ma njeh, të ndjerit i tepërt, kam
zemër për ta bërë me dëshirë atë pjesë. Mos m’i kujto as ditët si kjo, ku vullnetshëm
vije në hapësirën time. Largohu pak tani se bën shumë nxehtë! E mos hajde me
justifikime të lutem, se nuk mi mban dot filxhani kafes.
Aq sa më mban shpirti dëshirën për të qënë një poezi, aq më
mbajnë duart për të të shtyrë më tutje prej nga erdhe! Jam shumë e keqe kur mi
ngacmojnë gjërat e mia. Edhe mos kalo nga rruga ime!
Edhe shiko, e di cke? A ikën diku që të mos mundesh as të më
shohësh?! Po po, ik ti. Unë jam në habitatin tim. Ti nuk jeton dot këtu, jo pra…
nuk jeton dot. Ku e di ti cdo të thotë të jetosh me lumturinë?! Jo pra jo, nuk
e di ti. Ta them unë pse…
Lumturia, është stil jetese!
Nuk është thjesht një punë e mirë, një rrogë, një buzëqeshje
tek-tuk e më pas trishtim në jastëk kur shtrihesh të flesh, nuk është një e mirë
materiale, këto të gjitha janë fragmente të saj…
Lumturia vjen së brëndshmi, atëherë kur ti lejon të jashtmen
të qëndrojë atje ku është sepse ke mjaftushëm shpirt plot për të ngopur veten. Kur
ëndrrat janë të tuat, jo të botës, prej të keqes tënde, dikush mësoi të mirën,
për të mirën tënde, dikush u bë i keq! Unë kam ikur, e kam marrë me vete dhe
diellin, nuk dua të bëhet vonë për të qënë ngrohtë në shpirtin tim. Mos e kërko
lumturinë…
Sigurisht që e kam marrë unë…
U bë vonë për të ardhur herët!
Desantila
Perla Shpirterore :)
ReplyDeleteNuk eshte pune , as rroge , as materie ...kur mendon ta kerkosh ajo iken, sepse eshte dicka qe krijohet , por jo kerkohet. Superrr Desantila :D
Me bukur se te komentohesh ne kete forme, nuk ka!
DeleteFaleminderiiit, per kohen mbi te gjitha.
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }