Se në fakt shumë nën guackë ju
kam lënë ju llojin tuaj të specieve që shumoheni pa qënë nevoja!
Jo cdo njeri i hapur është i
drejtë e jo cdo shaka është sarkazëm, se fundja shtrenjtë e shesim fjalën të
gjithë, po si i shpenzojmë paratë e marra, tregon shumë…e kur dëgjoj ndonjëherë
që në përgjithësi meshkujt janë më të drejpërdrejtë më vjen për të qeshur dhe u
them: Në fakt quheni thjesht njerëz pa takt, jo të drejpërdrejtë! E nëse kjo të
ofendon po të them “mirëseerdhe në realitet”!
Kur tregohesh shumë e hapur ndonjëherë (si
femër), e gjen veten në dilemën: kjo modestia si e ka formatin e përdorimit se
spo dimë nga ta rrotullojmë, packa se lloji juaj e merr si provokim edhe situatën
më të thjeshtë të mundshme duke u kthyer në kundërshtar të tipit: pse e merr
personale, është thjesht një opinion!
Dëgjo këtu, kafet kërkohen,
opinionet e tua, JO!
Kështu që uluni pak të gjithë në
tryezë të rrumbullakët dhe mbani shënim, se në mënd nuk e mbani dot! Ka një
cmim që paguhet në këtë jetë për të qënë vetvetja. Fillimisht të veshësh maskë
të kushton aq lirë dhe në llogari të thjeshtë, ngjan si biznes me leverdi, te
shtiresh, të fitosh popullaritet, të adhurohesh, të të shohin nga jashtë se sa
bukur të rrinë të gjitha këto.
Kthehemi tek cmimi real i mallit!
Sa të kushton lëkura, po po ajo e
zhveshura fare, ajo që ti i njeh vetes, e ndërgjegjshmja ctë thotë! Pyete njëherë?!
Me siguri kur dilni me një femër mendimi i parë që ju vjen në mëndje nuk është:
Sa e artikuluar kjo vajzë, do të jetë një partnere e shkëlqyer për një platformë
biznesi ose studio ligjore, do jetë një menaxhuese e aftë për të gjithë stafin…pppffff,
asnjë nga këto nuk e mendoni, edhe kur e mendoni ju bie automati, se është cështje
kapaciteti personal, sa më mban peshorja dhe sa kilogram më duhen të arrij
barazpeshën!
Meshkujt duan nga femrat atë që
nuk arrijnë dot në biznes: ngrohtësi, mbështetje, dashuri, edukatë, bla bla bla!
Nëse e gjejnë veten gjithë kohës
duke dëgjuar propozime për të ndryshuar dicka që skanë këllqe ta bëjnë, janë shoqërues të gabuar për të ndërmarrë përsipër sfida, nëse sje mëndjelehtë, për
ta nuk vlen fare! (dhe kjo ska lidhje me bjondet, sinqerisht ;-))
Kam lexuar shumë për femra që i admiroj
intelektualisht, e në fakt unë nuk jam si ato e as nuk aspiroj të bëhem kopje e
ndonjërës prej tyre, por ka dicka në formën që i bën ato “pre” të syrit tim: Mënyra
se si duke sfiduar veten, kanë lënë pas cdo pengesë parazitare të lënë në rrugë
vetëm për ti zgjatur procesin në kohë të vendimarrjes! Jo karakteri luftarak,
sepse vetë femra është zbutësi më i mirë në botë i cdo situate të gërvishtur,
por mënyra se si e lejojnë veten të jenë femra në kuptimin e plotë të fjalës,
duke i dhënë mashkullit mundësine për të qënë të tillë.
Është shumë e hidhur të
gëlltisësh që dikush për fat të keq (për ty) përpiqet të qëndrojë i suksesshëm
pa gëlltitur asgjë të cilën i ofrohet rëndom, ashtu sikurse pa “lëpirë” asnjë
dorë e pa kërkuar “lëmoshën e tërheqjes” tek askush!
Një femër ja del vetëm… Ajo
thjesht nuk do…
Desantila
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }