Më kujto të lutem që më duhet të takoj dikë sot… Më kujto që më vonë më duhet të shkoj në bankë dhe më pas më kujto që duhet të shkoj të vizitohem… Kujtomë dhe njëherë se sa e hidhur është të të mbajnë larg dhe të jua ndjesh në fytyrë mungesën, sa e trishtë është t’i përtypësh një pas një dëshirat, sa e vrenjtur bëhet dhe koha kur qiellin ma prishin retë e tua! Por mos harro dicka: Kur të më kesh vendosur në kutizën e të voglave të shkuara, do të të kthehem me fuqinë më të madhe që më mbart shpirti, aty ku askush sdo të mundet të të kuptojë, aty ku të tjerët asnjëherë nuk të kanë goditur, ku njerëzit nuk të kanë njohur. Më lër të të shfajësoj sepse të mbaj në atë pjesë të harruar të mëndjes ku ndoshta edhe pluhuri të ka zënë. Kujtomë të të liroj nga ndërgjegja sepse je një peshë e panevojshme aty. Më jep mundësinë të të heq nga duart ato pak të mira që ti dhurova prej zemre. Ka kohë që nuk më dhëmb asnjë pjesë e asaj që mbeti, ndaj më kujto të bëj një vizitë për të he...