Po bëj një festë!
Do t’ju ftoj të gjithëve, pa përjashtim, e di që do vini..
Do t’ju ftoj të gjithëve, pa përjashtim, e di që do vini..
Do t’ju flas për dicka…!
Shumë prej jush do qeshin, të tjerë do shtrëmbërojnë fytyrën, dikush do
largohet, një tjetër do më kundërshtojë, ata që më kanë dashur, do më duan edhe
më shumë. Përherë e kam ditur se gjithë koha me intensive e investuar tek ata që
më shumti vlerësoj, më është kthyer në formën më të lartë të mirënjohjes, qëndrueshmërisë, të qënurit prezent, të foljes
“JAM”, në kohën e tashme!
Po ndonjëherë e gjej veten në dilemën se: a mund të jem një
njeri më i mirë? A mund të bëj më mirë sesa vetëm kaq apo jam limituar për
shkak të “gardheve” të tjerëve?
Herë tjetër e gjej veten në kurthin e lumturisë “nuk dua të
rritem kurrë”, në atë derën e dhomës time që më duket e përhershme e imja, pa e
deformuar që ndoshta një ditë do e vizitoj më rrallë..
Por jam e shqetësuar përherë, cdo ditë, e ndoshta të shumtën
e ditës e gjej veten në majë të gishtave duke ecur në cirkun e Tiranës në
fillin e perit, pa problem fare, thjesht duke u përjekur të zgjidh një ekuacion
më 7 të panjohura dhe duke murmuritur, e ku ka gjë që nuk bëhet sot…dhe aty
hidhem!
Hidhem në krahun tjetër, të mëndjes, kuptohet!
Mesa më thonë mikeshat, disa midis jush nuk flasin me njëri-tjetrin,
disa mbajnë inate, që ndoshta kam bindjen se të shumtën e kohës i keni ngritur në mëndjen tuaj alibitë
e xhelozive, keq më vjen që ndonjehrë edhe ne shoqet biem pre e kësaj, por e kemi
argëtim, sic janë lojërat që të zhvillojnë trurin, i kemi gjenerike dhe mos u përpiqni
në asnjë lloj forme të bëheni pjesë e tavolinës, me ju meshkujt e kam. Ndërkohë që unë mund të jem duke shkruar një
sms, duke ngrënë, duke përfunduar make-up-in, duke e veshur me cdo lloj forme
faji “atë ish-të dashurin” e shoqes time, e ndërkohë në kokë kam edhe 21
siklete të tjera, jeni dhe ju:
Kur jeni në timon, jeni në timon! Kur jeni në festë, jeni në
festë! Bërrylin në tavolinë, gotën në dorë, vëzhgimin largpamës!
Jam e bindur që shumica prej jush as nuk e ka idenë se psë janë
këtu.
Kam ndërtuar ura komunikimi, më janë shkatërruar, copa-copa
i kam ngritur dhe njëherë. Kam njohur pjesën luftarake të vetes, kthinat e dobëta
të shpinës, harkun e butë të forcës, që më është thyer ndonjëherë!
Kurse sot, më erdhët të gjithë si miq, e si miq më heshtët
para cdo gërme që thashë, ka miq që me fjalë thonë gjithë botën e me heshtje ma
thyejnë trishtimin se mbase fola gabim. E në kaq të vogël kërkesë timen për t’ju
pasur këtu, ju them faleminderit.
Unë nuk kam frikë të kundërshtoj asgjë që më
bën dëm, sikurse sot jam gati prej zemre të kundërshtoj këdo që më del kundër
jush.
Nuk është punë e zorshme me ju dasht, të vështirë e kam të
mos ju kem…
Desantila
Comments
Post a Comment