Mezi e gjeta telefonin në malin e
formuar prej 47 zgjedhjeve të mia se ”cfarë duhet të vesh”?! U lehtësova kur
pashë se nuk kisha asnjë thirrje të humbur dhe e fluturova telefonin me bindjen
se nuk do të më duhej më…
Kuptova se koha më kish kapur
prej fyti dhe më kish lëshuar të rraskapitur në këtë moment. Ndjeva se egoizmi
i saj më mbajti peng një ditë plot! Psherëtiva e shfrytëzuar.
Unë e dua kohën, ajo më zotëron!
Më heq atë copëz që më së shumti luftoj ta kem, më shkëput prej cka më së
shumti dua, është një xheloze e sëmurë.
Më hoqi nga goja fjalën mirëmëngjes sot, që nuk ta
thashë kur u shkëmbyem shkallëve.
Më nduku me ajër të ftohtë para fjalës
faleminderit.
Më thau shpirtin nga dashamirësia….
Më dhëmbi më shumë nga cdo gjë
ajo koha që nuk gjeta për të thënë se të dua, sot! Se pikërisht sot e ndjej, se në momentin më të
dobët timin kam nevojë të ta them, se forca ime më e madhe është pikërisht në
gjërat më të trishtuara që kam shkelur, sepse aty, në atë cast gjej veten duke
marrë frymë thellë e duke pranuar se “cdo gjë do të shkojë mirë’.
Se kuptoj pse jam përherë në luftë
me ty, e për dreq për ty luftoj, afate për të plotësuar, afate për të ndjekur,
data për të respektuar, fatura për t’u mbyllur në kohë, kohë për kohën, luftë për
kohën, ti, luftë me mua!
Sot t’a kam inatin, e ti e di që
unë e mbaj gjatë e nuk di të “zbutem” përballë të voglave të padukshme si ti. Nëse
do të luash, mbi të gjitha përgatitu të humbësh, dhe vish mburojën sepse ti e
di, këtu ka rregulla. Të më thuash se je gati, më beso, nuk më frikëson aspak,
kam njohur fuqi më të rënda se pesha jote, ndaj smë tkurr aspak hija jote. Nuk më
mban dot larg nga gjërat që mi do shpirti, ti egoiste e sëmurë. Nuk ma vjedh
dot hallkun e zinxhirëve që e kam lidhur fort me jetën. Nëse ke arritur deri në pikën sa të jesh përballë
meje, atëherë përgatitu për të shkuar edhe më larg, nëse jam e keqe sot me ty, po
të them se kam patur mundësi të jem edhe e mirë, nëse të kam lënë orën time në
dorën tënde sot të përndjek e të kam në shënjestër. E shpresoj që kur të më
gjesh prap, të jesh bërë copash prej përndjekjes për të bërë prap të burgosurën
e tempullit tënd.
Unë ty nuk të dorëzohem! Ti e di
sa capkëne jam kur më sfidojnë. Unë mund të rri duke të të soditur gjithë kohës
trupin tënd të përbërë prej 24 orësh, e në minutën e fundit, të përmbyll atë për
të cilën ti u mundove aq shumë! Po ta shohësh mirë, duhet të më duash pak më
shumë, duhet të më jepesh pak më shumë… ka një vënd që është më i ngrohtë se
asnjë, është ai vënd ku ti nuk ekziston. Është kaq rehat sa dua të jetoj përgjithmonë
këtu… ulur përballë zjarrit, duke tërhequr telefonin për të dërguar një mesazh:
“Për cdo të sotme që nuk ta thashë,
të premtoj se të dua edhe nesër!”
Desantila
Ci ke keto Perla Moj Vajze :)
ReplyDeleteQe ti "vesh" si varese nje dite, perpiqem nje nga nje per keto :-) Faleminderiiiit!
Delete