Ose pritshmëritë e mia janë shumë të larta, ose ju që më
thatë se filmi ishte WOW, nuk e dini se c’ka dashur të thotë autori realisht në
filmin “Si të jesh single?” E në fakt, askush nuk ishte single aty, sepse cdo
gjë vinte rrotull e një përfundimi: dhimbje të marrëdhënieve të dështuara, pasi
janë vënë në provë dhe romanca novelash të dëgjuara qindra herë, asgjë e jashtëzakonshme
deri këtu…
Në standartin e një New York-ezeje, nuk besoj se të jesh cift
ka të bëjë me të qënurit e mërzitshme apo të humbasësh fillin e dëshirave të
vetes duke u ndjerë komforte me një marrëdhënie disa vjecare prej të cilës
mendon të bësh një hap djathtas për “të liruar krahun” që të ndjesh se ke nevojë
të rivendosësh vetëm “cantën” tënde në krah, të mbushur me histori të reja e me
netë të cmëndura që kuptosh se si është të jesh single!
Se praktikisht është si të ikësh prej “një prange” në tjetrën,
në këndvështrimin e hapësirës së kërkuar flas (që nuk u ngopët me të…)
Që unë të gjeja veten përballë tabelës së madhe me
mbishkrimin “Si të jesh single?” nuk do e kisha marrë asnjëherë seriozisht, madje
do shtoja:
-Me vërte? Unë jam me “gradë shkencore” në këtë fushë.
E ndërsa e pohova këtë, tre djem që ecnin para meje po më
shihnin cuditshëm…
-
Po pse mi, m’u drejtua njëri?
Në një moment u stepa, dhe pyeta veten me fjalinë e tij…
Instiktivisht do thoja atë që rëndom e thonë edhe mikeshat e mia: NUK KA MË
BURRA!!! JA PSE…
Por ajo që realisht m’u dëgjua prej zërit të koshiencës
ishte se të qënurit single, ka qënë zgjedhja ime, për vite me rradhë, sepse unë
e pëlqeja shumë! Po po, për cudi është shije e mirë e asaj që kam zbuluar gjatë
kësaj kohë. Nuk ndihesh aspak e kërcënuar nga ideja nëse “jam mjaftueshëm e mirë”,
“a angazhohem plotësisht?” “mos jam shumë
indiferente?” blah blah blah .
Në fillim kam qenë e dyshimtë; nëse kjo gjë ishte një mënyrë mohimi apo
mbrojtjeje e vetes, me qëllim që të gjeja një përgjigje mjeshtërisht pasqyruese
të asaj që unë isha me atë që të tjerët duan të shohin. Kuptoj se ndonjëherë është
pak e frikshme të dish realisht se cfarë kërkon, madje më e frikshme më bëhet situata
kur e gjen veten përballë dikujt dhe nuk përqëndrohesh të zbulosh cilësitë e
mira por të përjashtosh me një checklist të gjitha gjërat që ti si një paranojake i dije mjaft mirë.
Dhe e gjej veten prap në brëndinë e filmit, duke dashur të “ulëras”
se të qënurit single, nuk është zgjidhje, as prej marrëdhënieve shumë-vjecare,
as pse kërkon “ hapësirë”, që të ndihesh pak më pak i impenjuar, as që të zhdukësh
kartën tënde të kreditit për t’u qërasur nga kushdo që në fund të darkës ta
gjesh veten në apartamentin e tij…
Është zgjedhje, si cdo gjë tjetër, si një këmishë që zgjedh
të hënën, si një roman që zgjedh të shtunën, si muzika.
…ashtu sic zgjedh të jesh e lumtur vetëm, zgjedh të
mbledhësh lumturinë në dy!
Dhe më beso, receta e një “single-prej-kohesh-se-kështu-ma-kishte-qejfi”
është:
“PA MERAK, DO TË TAKOSH DHE TI DIKË QË DO TË TË BËJË TË
ZHVESHËSH KURORËN E TË QËNURIT SINGLE, SEPSE ASKUSH NGA NE NUK E DI SE CDO TË NDODHË NESËR…”
Mua me pelqen te te lexoj. Dhe une dua menyren si shkruan!
ReplyDeleteTe falenderoj shume per kohen e kushtuar :-)
DeleteMirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }