Mora gjithëcfarë kisha me vete dhe u strehova këtu, në mëndjen tënde. Sepse më kërkove vetë. Erdha të bindem se po merr atë që meriton. Ti e di që unë vdes të gjykoj, pavarësisht se nuk t’a them në publik, unë vdes të të marr shpirtin me kritika ty, sidomos tani që paska një mysafire të re në mëndjen tënde.
Paska zënë pluhur vëndi, dhe unë nuk jam shquar ndonjëherë për punëtore të madhe kur vjen momenti për të qënë “zonjë shtëpie” në ndotje të dukshme! Edhe kësaj rradhe mos mendo se do jetë ndryshe, këtu te ty qënka nami…
Në mundet thuaj kësaj të “re-së”
të pastrojë. E pse jo?! Ke hall se lodhet? Ah, ke frikë se më heq mua… pa
merak, në cdo rrugë kam lënë nga një shënim, madje kam lënë dhe në ajër, e gjej
domosdo zinxhirin që pa të cilin ti nuk mundesh dot. C’ke ti, nuk të lë vetëm
unë ty, në copëtimin tënd dita –ditës, do jem aty!

Qëndroj në cepin e kolltukut të mëndjes tënde, ca mashtruesi i lezetshëm që je, t’a kam njohur mirë këtë pjesë por të kam lënë të shijosh deri në fund skemën tënde, nuk paska gjë më të këndshme sesa momenti kur ti rrotullohesh si një qen për të kapur bishtin tënd!

Qëndroj në cepin e kolltukut të mëndjes tënde, ca mashtruesi i lezetshëm që je, t’a kam njohur mirë këtë pjesë por të kam lënë të shijosh deri në fund skemën tënde, nuk paska gjë më të këndshme sesa momenti kur ti rrotullohesh si një qen për të kapur bishtin tënd!
Ka disa njerëz në jetë që vështirë
ti përcaktosh se cfarë përbëjnë në thelb, ka disa njerëz si ti që për syrin tim
janë lehtësisht të lexueshëm. Unë e di mirë vëndin tim, pavarësisht se zgjodha
të vij sot pa lajmëruar, pavarësisht se ti më ke thënë që unë fle përherë në
kornizën e të ardhmes tënde, përtej cdo refuzimi timin, më ke deklaruar se më
ke burgosur me dy dënime të përjetshme, në këtë jetë e në atë tjetrën. Më ke
veshur me mënyrën që do ti të më shohësh,
më ke adhuruar në formën më të lartë duke më thënë se në cdo botë do më
zgjidhje prap mua! Në cdo jetë do më doje prap, pa më njohur ende, pasi të kem
ikur unë, ti më je zotuar se përjetë të përkas.
Ndërkohë tundem sa jam në këmbë, si spektatore entuziaste kur ti rrokullis një gotë wiskey dhe avullon
mashtrime në cdo fjalë që i thua asaj. Bravo!
Një duartrokitje ty !
Që mua nuk më zhvesh dot nga karakteri, por nga
edukata.
Ty që më krahason me të pakapshmen, prej shpirti.
Ty që më ke frikë edhe në një shikim!
Ty që adhuron e më sheh në cdo sy-mprehtë femre që
ja blen shikimin!
Ty, shpirt-bosh, duar-plot e zemër-vrarë, ty që nuk të duan, ty që jeta të
ka rrahur me cdo shuplakë e ti prap je në këmbë.
Ty që dua të kundërtën tënde, mos
bërtit më për vëmëndje. Kjo “viktima” që shoh sot përballë teje, është e “rrahur”
po aq sa ti, lëkunde me varkën e asaj që ti mendon se je, më beso, është “pre-ja”
më e mirë që shtrohet si rrogozë nën këmbët e tua…
Unë po iki, erdha për të të
aprovuar atë që meriton.
(hapshuuu-shëndet, fjalë e vërtetë, sa pluhura ka këtu!)
Super 😍
ReplyDelete