M’u tret heshtja!
I hodha kripë ujit të vakët e ndërsa luga
bënte kërcitjen e saj, më kapi syri prej dritares një fëmijë të vogël që kënaqej
me shiun që e piklonte cdo fije floku e ai mbante kokën lart e qeshte. Më dha
një buzëqeshje kënaqësia e tij duke më kujtuar veten para disa vitesh kur ai fëmijë
i vogël isha unë… kur nuk mërzitesha pse shiu do të më prishte krehjen, ku nuk
do të mërzitesha pse rimeli derdhej si një e qarë dënese ku gjen shiun si
justifikim të bëje shoqëruesen me të, ku
njollat në veshje nuk do të më kujtonin edhe njëherë se mbaja veshur ngjyrën tënde
të preferuar!
Dua me njëmënd të kthehem në atë ditë në fakt, sa të lehtë
do e kisha pasur, nuk do të më ngopej fryma me lëmshin të mbledhur në fyt por
me cdo qelizë do mbaja gojën mbyllur e do qeshja ashtu me buzët mbledhur.
Ku nuk vrapoja në majën e takave të cilat lëshonin zhurmë e
ankth, po do përplasja këmbët në pellgje uji për të parë sa lart shkojnë pikat
e saj.
Si padashje e gjeta veten nostalgjike të dëshpëruar. Dreqi e
mori thashë me vete, kohë me shi, edhe një copëz nostalgji më duhej për ta
veshur sot. E hoqa dhe këtë pelerinë. Nuk më shkonte me dëshirën.
Vura buzëkuqin, stampën time, e dola rrëmbimthi. Kur tërhoqa
cantën, ndjeva sa e rëndë ishte e si përherë duke murmuritur: femra shkretë,
100 gjëra mban me vete. E në fakt në cantën time cfarë nuk gjen. Nëse të ka
humbur ndonjë kujtim, pa merak, e kam unë, mos ma kërko se vështirë ta gjej në
cilin xhep e kam futur, kam filluar i koleksionoj. Cadër, letra të lagura,
letra të thata, celësa, celsësa, celësa (një plak thoshte se sa më shumë celësa
shtohen, aq më shumë po plakem) e nejse, buzëkuqë, pafund, cdo ngjyrë, i kam
shpëtimtare për cdo rast, thonë se sa më e fortë të jetë ngjyra e tij, aq e dëshpëruar është një femër, po smë
bën sens mendova, tani është në modë vishnja, një bllok i zi, një i kuq, një në
cep i verdhë i vogël, sa peshon tmerr, portofoli, që ska hajmali që nuk mban brënda,
mbledhur nëpër vënde të ndryshme, letra pafund, fatura, edhe ëndrra…
Po po, në cantën time i gjen të gjitha, sidomos ëndrrat. Ato
i marr gjithmonë me vete, kam qejf t’i kem kudo, që të më duhet t’i zgjoj atëherë
kur dua e t’i fle kur më pak shoh se kanë një derë të hapur për të ecur. Ndërkohë
që i kërkoja sot, nuk po i gjeja gjëkundi, e ke parasysh kur fut dorën kuturu në
cantë sepse e di që me një prekje arrin të dallosh atë që po kërkon. Mua më
mbeti dora në kërkim.
… kur acarohem, marr e i nxjerr të gjitha një nga një!
Po sot prej nervash zbutur nga shiu, tërhoqa telefonin, me cudi pashë thirrje të
humbura, shumë!
Ti më kërkoje të dilja jashtë…
Aty e kuptova se pse nuk po i gjeja ëndrrat. Vesha një buzëqeshje
dhe dola pa cadër….
Desantila
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }