A ke një shkrepse?! Sa të ndez shpirtin e t’a kthej prap…
Nuk m’a jep dot?! Vetëm
një fije të ka mbetur? Po ndiz tëndin njëherë se e marr prej teje pastaj. Nuk
do?! Po pse? Po mirë do e ruash apo do t’a ndash me mua?! As kështu jo ë? Po
cakmak ke? Ah i ka mbaruar gazi… E ke përdorur shumë më the apo e dëgjova gabim?! Prej konsumit të tepërt të cigares
apo prej uljes së temperaturave? Cigares, kuptova. Po unë e dua sa për të
ndezur shpirtin, aq…
Erdha rrotull hapësirës së atij vëndi e në fakt askush nuk u
ofrua për një gjë kaq të vogël, cudi, jemi mësuar që t’i përdorim rëndom të
gjithë së bashku e madje ta bëjmë me kortezi këtë gjë, po sot mesa duket nuk qënka
dita ime.
Pyeta një nënë që shiste gjëra të vogla në cepin e rrugës,
po më tha se nuk mbante në kutickën e saj, e m’u drejtua: po mos pi cigare moj
bijë se të bën dëm…
-Jo, nëna jo, e dua për të ndezur shpirtin!
I jepja ngrohtësi duarve prej frymës ndërkohë që bëra edhe
disa hapa e pashë një nga këta djemtë e vegjël që të tërheqin prej mënge kur të
kërkojnë ndonjë monedhë… po mua më duheshin për të blerë shkrepëse ato të
voglat, i dhashë një kartmonedhë e ato të voglat vazhdoja t’i mbaja shtrënguar.
Gjithë ky diell e nuk më përqafon dot as të dukshmen, bën
kaq ftohtë sa dielli më duket si i pikturuar me dorë në cepin e fletores së
vizatimit të një fëmije të klasës së dytë. E shoh me bisht të syrit sa për t’i thënë
ndër dhëmbë, mashtruese, të rroftë dukja…
Më fort kërciste taka sesa shpresa për të gjetur një fije
flakë! U nisa drejt kancelarisë në krahun tjetër të rrugës, në gjurmim të kotë
se e dija përgjigjen…
E pasi e dëgjova për të katërtën herë jo-në i kërkova disa
letra të bardha…apo të marr një pako më mirë, ose e di cke? Më jep letra të
mbetura, ose ato të grisurat, jepmi t’i mbledh se më duhen të bëj zjarrin me
to, me këtë të ftohtë, jam e bindur se i duhet më shumë se një shkrepse për ta
mbajtur ndezur. Ja m’i mblidh këtu tek kjo kutia, kam edhe disa copëza mbetur, fute
edhe këtë lapsin e drunjtë se kam shkruar boll me të, i erdh koha të digjet, sa
fleta ka shkruar dhe ky dreq, tani më duhet…
" - U, më fal, u ktheva pa mëndje. Më fal. Të vrava?! Është e fortë kjo dreq, mban brënda shumë gërma që peshojnë më shumë se një botë. Më fal prap."
Ula kutinë që mbaja në dorë dhe heshta përballë buzëqeshjës tënde
që pranoi ndjesën time. Zgjata dorën për të përshëndetur por ti nuk e bëre, e
dora më mbeti e zgjatur e bosh…
Nga xhepi nxorre një cakmak e në dorën tjetër me fjongon e
artë lidhe kutinë e gjithckasë time.
" - Hajde dalim jashtë, do të bëj unë zjarrin vetëm
qëndro përballë meje që të mos lejosh erën të fryjë mbi të, ka një frymë me ajër
ai tullumbaci i kuq jashtë dhe nëse e lëshoj ikën, i lidhim kutinë tënde dhe e
shohim se sa larg do shkojë…"
Desantila
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }