Une jam këtu sepse ka shume
kilometra qe dua t’i bëj me ty. Sepse ka mesazhe te pashkruara e premtime të
pathëna. Ka ende data të parrethuara në kalendar, ka përvjetore që presin t’i shuhen
qirinjtë, ka netë pa gjumë që duan të na mbështjellin.
Unë jam këtu sepse akoma nuk e di
se si është të drekosh me ty në një ditë të dielë, në periferi, në pranverë, me
diellin që puhizën e lumturisë e jep drejt e në tavolinën e shtruar
Jam këtu sepse ende nuk kam
provuar ankthin e pritjes së një lajmi të rëndësishëm tëndin, sepse dua të
ndash me mua gëzimin dhe hidhërimin e atë castin e vogël të etjes time për të të
treguar se jam promovuar në punë.
Jam këtu sepse ka ende shumë
filma që dua të shoh, ka pafund libra që dua të lexoj, ka këngë që dua t’i dëgjoj
me ty, ka mëngjese që dua t’i zgjoj me ty, sepse ka shumë gjëra që dua t’i tregoj
njerëzve për ty…
Unë jam ende këtu sepse bota ka nevojë
për ty!
Sepse nuk kam qënë kurrë në
Paris, Japoni apo Australi, sepse ka shumë cepa që jeta ende smë ka përplasur
me to. Sepse ka edhe një vjeshtë tjetër që ende nuk ma ka njohur buzëqeshjen e
artë.
Ka shumë histori e shkrime që unë
ende nuk i kam hedhur në letër, sepse ka emocione që ende nuk i kam provuar,
akoma nuk e di se si është të kapërdish hatërmbetjen tënde e pajtimin e ëmbel
pas saj, sepse unë nuk e di se sa mund të vrasë mungesa jote për të të përqafuar
fort pasi të të shoh.
Ende nuk të kam thënë se sa të vlerësoj,
prandaj jam këtu…
Sepse kam nevojë të jem këtu,
sepse dua të jem këtu, sepse thellë në shpirt, meritoj të jem këtu!
Unë jam këtu sepse lumturia
ekziston, e për aq kohë sa ajo të ketë jetë, unë dua ta ndaj me ty. Sepse ka
akoma ditë me shi që unë nuk i kam parë me ty prej xhamit të dhomës që mban aq
ngrohtësi.
Ka ende shumë stinë që nuk i kam
veshur me ty, shumë fotografi të pashkrepura e një album bosh në pritje të
tyre.
Unë ende nuk t’i njoh momentet e
tua të lumturisë, akoma nuk e di se si duhet të sillem me ty kur ti të mërzitesh,
e se cfarë ngjyre merr shpirti yt kur është plot…
Në cfarë ore të zgjohen ëndrrat? Sa
shpejt ecin gjurmimet e tua drejt tyre? Sa pikëpyetje të tjera kam që më duhet
kohë t’i jap formë.
Shpresoj të gjesh një arsye për të
qëndruar…
Shihemi nesër!?
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }