Skip to main content

Mbi lëkurë...

E kam të shtrenjtë mëndjen! Po ka momente që fjalët të mbeten aty, nuk e gjejnë gjëkundi rrugën të dalin në sipërfaqe e të marrin formë për t’u bërë të efektshme. Këtu kam ngecur, më është bërë një lëmsh me fjalë, si trafik pa polic, një kaos i vërtetë.

U ula me veten ballë përballë, unë djathtas ajo djathtas, unë majtas ajo majtas, gjysma e të keqes, vazhdojmë të jemi në një linjë, unë ngrija dorën, ajo po ashtu. Na mbeti vetëm t’i shtrëngonim dorën njëra-tjetrës prej pasqyre e ti rreshtonim ato përshëndetje varg por në fakt më shoqëroi vetëm një fytyrë më sy picërruar e buzë-mbledhur,


Ka dy momente kur fjalët humbin rrugën, ose kur je në majat e lumturisë dhe stërkalat e saj kufizojnë cdo nisje, ose kur ke prekur fundin prej trishtimit e fjalët nuk zënë më vënd! Në fakt unë jam tek hapësira e cunguar e lumturisë në shtratin bosh të bërë rrëmujë. Jam tek cdo mirëmëngjes i munguar, tek cdo fjalë që ende nuk më kishin thënë, tek cdo përqafim që ndoshta mund të ma kishin dhënë.

Vura këmbën mbi këmbë e nuk ja hoqa sytë pasqyrës. Mbase sot nuk je version më i mirë i vetes tënde, flokët nuk të rrinë edhe aq bukur dhe tualeti të ka rënduar pak, por një gjë është e sigurtë, ti ke veshur mburojën e vetbesimit, me bindjen se zëri yt dëgjohet më shumë se një cep i vetullës i mbetur parregulluar, se një vendim i yti është më i rëndësishëm se përzgjedhja e fustanit të mëngjesit, se ti je rritur dhe se plotësimi i vetes ka filluar të dalë mbi lëkurë!

Njerëzit deri dje ndoshta edhe bëheshin kurioz për të të njohur, sot jo, ti nuk je menu restoranti për të të shfletuar e përzgjedhur, bëhesh një zgjedhje e vetme, autentike, si firma që lëshon në cdo letër, si mënyra që tregon të njëjtën baracaletë 12 herë po asnjëherë nuk e humbet shijen dhe shpërthimin e të qeshurës, sepse kupton që në thelb kanë rëndësi format dhe jo shabllonet!


Ti guxon, fiton, merr vëmëndje, duartrokitesh, pastaj të shënjestrojnë, hedhin “baltë”, e gjilpërat i kanë gati në pozicion sulmi, po ti je veshur me helmetën e vetëbesimit të ndërtuar me kohën, nuk ke nevojë ta bërtasësh ndihmën e as të thuash se të fle arroganca në heshtje. Në kulmin e të gjithave, zemra të shpërthen në letër dhe ti bëhesh rob i gërmave! Ti je e fortë, je e dobët, brënda apo jashtë fjalëve të tua, mbi lëkurë edhe në shpirt, ti je rritur!

Comments

  1. Na kenaqe. Cdo njeri gjen veten ne fjalet e tua. Duket sikur ti di te zberthesh cdo njeri qe sheh. Ke sy qe shohin thelle ne zemrat e njerezve te mire. Je unike

    ReplyDelete
  2. Na kenaqe. Cdo njeri gjen veten ne fjalet e tua. Duket sikur ti di te zberthesh cdo njeri qe sheh. Ke sy qe shohin thelle ne zemrat e njerezve te mire. Je unike

    ReplyDelete
    Replies
    1. Sa u kenaqa kur lexova komentin tend. Kushton kaq lire e shtrenjta edukate dhe miresjellje. Te perqafoj.

      Delete
  3. Cdo mendim timin ta kam thene edhe kur u takuam. Eshte e vertet, gjithkush gjen copeza te vetes brenda cdo fjale...sepse duhet mjeshteri me pas te lidhesh , germa, fjale e te ndertosh kete oaz mendimesh . Mos ndalo e dashur , pena jote jep vetem kenaqesi dhe kaq ndjeshmeri.... te puth

    ReplyDelete
  4. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Të dielën…

Merre veten përdore dhe ulu diku larg dhe qetë. Merr muzikë, merr me vete ca kujtime të bukura të vogla që të të shërbejnë si gosti për paqen tënde të ëmbël, merr me vete edhe veten, atë më të dobtën, më të cënueshmen vete, merre dhe lëshoje të lirë pikërisht aty… Ktheja shpinën diellit të të ngrohë, mos pesho asnjë gjë në mendje dhe mendo se në atë cast ekziston vetëm një moment mondan, i paprekshëm nga rutina, është momenti yt. Duke parë veten nga ky cep i jetës, ngjyrat marrin edhe më shumë dritë, padashje edhe elementi më i parëndësishëm, merr formë! A bën ta ngrijmë këtë pamje bashkë me ndjesinë e dlirë? Sa e bukur vjen jeta kur zgjedh të shohësh prej nga këtu, shtrirë në bar të njomë, me sytë qiellit, me duart që vizatojnë ëndrra në re, me dëshirat e lëna në ajër si balona fëmijësh që era i përkëdhel me qejf. Ndiz muzikën dhe sill në mendje cdo kujtim që të vjen prej saj… Vallëzo me veten, sic bën me tjetrin, me gjithë pasionin që rrekemi të japim pa kursim për gjithcka...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...