Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga
gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka
ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë
se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët.
Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta
mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë
se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a
kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur
të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh
ritual.
Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të
bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të
të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë
të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim.
Bëji një natë palacinkat e saj me Nutella, vizato kukullat e
saj të preferuara e lëre t’a mbështesë kokën në shpatullën tënde e t’a zërë
gjumi aty, a ka dashuri më të madhe?! Mësoje për të bukurën, natyrën, pikturën, muzikën, ushqeja
shpirtin me art, dhe bëje të qeshë shumë. Kujtoja herë pas herë se sa e do. A do
ketë gjë më të bukur se shkëlqimi që do marrë syri i saj?!
Kur të jetë në moshën e adoleshencës, kritikoje më pak e dëgjoje më shumë, ajo
ka nevojë të shprehet për të gjetur një fole. Edukoje me dashuri, është forma më
efektive që thyen cdo mur, më beso, se sa e butë do të jetë edhe ajo me
reagimin e saj, ti je ai që përherë do t’ja vjedhësh buzëqeshjen.
Kur të më tregojë mua se ajo ka një shok, të lutem mos u bëj
protektiv, e di do e gëlltisësh mezor si lajm e atë natë nuk do të të zërë
gjumi, por merre një natë në restorantin e saj të preferuar e thuaji se të jesh versioni
më i mirë i vetes është zinxhiri më i fortë që mund të krijojë me rrethin e
jashtëm. Thuaji se nuk të intereson nëse portofoli i atij djali është plot apo
gjysëm bosh, për aq kohë sa ai të këtë zemrën plot bëje një shoqërues të një
shpirti të bukur si të saj.
Thuaji se ajo nuk është një njeri i zakonshëm në jetë, por është
produkt i një lumturie e të tillë e meriton cdo ditë të jetës duke mos toleruar
të trajtohet ndryshe. Mësoje se të japësh shumë dashuri do të thotë edhe që ajo
dashuri të kthehet cdo ditë që ajo do të hapë sytë.
Në ditën e saj të shënuar, jepi unazën time, e thuaji se aty e ka gjenezën ajo, prej dashurisë së stërgjyshes,
gjyshes dhe nënës së ardhshme e gruas tënde aktuale. Bekoje me dashurinë
që më ke dhënë mua e tregoi se si jeta të solli në të njëtën rrugë me mua, e
shpjegoi se emrin ja zgjodha unë, duke i konfirmuar se prej dashurisë, ti më
the: si të duash ti zemër, të quhet sipas dëshirës tënde.
Sot jam unë ajo që ti ke
zgjedhur si nënën e vajzës tënde të ardhshme.
Bëhu ti, babai i një vajze që të jetë kurorë dashurie e
rrethuar me jetë të lumtur.
Të lutem, duaje, me shpirt…
super ^_^ :)
ReplyDeleteFaleminderiiiit 😊😊😊
DeleteSa bukur shkruan ti !Aq bukur sa perfshihem ne nivele te larta imagjinate derisa arrij ne fund ...aty zgjohem 😊 faleminderit 😊
DeleteFaleminderit shume, me zbukurove diten. Perqafime.
DeleteE lexova tre herë, do e lexoj prap kam përshtypjen :). Mrekulli dhe dashuri.
ReplyDeleteMe kenaqe! Te perqafoj.
DeleteE mrekullueshne...
ReplyDeleteFaleminderit shume 😊
DeleteE mrekullueshne...
ReplyDeleteSka fjale per ket leter ...sapo e ruajta qe ta lexoj e rilexoj edhe ta shperndaj.
ReplyDeleteFaleminderit shume. Dhe une e kam lexuar e rilexuar. Eshte shkrim prej shpirti. Te pershendes.
DeleteMe perlote ����
ReplyDeletePerqafim per ty.
DeleteA sa bukur të mbushen sytë me lot nga të tilla shkrime.urime
ReplyDeleteTe falenderoj shume.
DeleteA sa bukur të mbushen sytë me lot nga të tilla shkrime.urime
ReplyDeleteA sa bukur të mbushen sytë me lot nga të tilla shkrime.urime
ReplyDeleteSa dashuri eshte ky shkrim ❤❤
ReplyDeleteFaleminderit ty :-)
DeleteThjesht e mrekullueshme ❤
ReplyDeleteTe falenderoj shume.
DeleteShumë e bukur seriozisht është një shkrim i buruar nga shpirti. Të përgëzoj vërtet e bukur dhe që të bën të përlotesh në cdo fjalë të saj. Të lumtë.������
ReplyDeleteMe eshte mbushur zemra keto dite me kaq ndjeshmeri ndaj nje shkrimi prej shpirti. Te perqafoj, shume faleminderit.
Deleteun jam nje mami e re, vajza ime eshte 7 muajshe sot. teksa lexoja kte shkrim nuk munda ti permbaja lotet. e kam ndjere cdo fjale q ke shkrujt, e cdo fjale ishte me e bukur se kurre, e pamundur mos t prekesh nqs je nene e nje vajze, e je vajze e nje babai per t cilin je akoma e vogla e babit. t pergezoj vertet.
ReplyDeleteNe fakt tani "m'a hodhe"... M'i mbushe ti syte me lot! Uroj te kete jeten e gjate e shendet te plote princesha jote. Perqafoma.
DeleteE mrekullueshme je moj Desantila 😍😍
ReplyDeleteSa e mire je ❤️
DeleteUnë nuk e kam njohur kurrë babain tim por duke lexuar kete shkrim m'e zgjohu dëshirën për t'a njohur edhe pse e pamundur. Shkruani shume bukur.
ReplyDeleteMe vjen keq. Te dergoj nje perqafim te ngrohte, ashti sic me erdhen fjalet e tua. Te falenderoj.
DeleteSa e ngrohte, sa e ndjere, sa e mrekullueshme...
ReplyDeleteJo gjithmone jane voluminoze kryeveprat...
Te pergezoje...
Faleminderit shume. Drejt e ne zemer me erdhen fjalet e ngrohta.
DeleteShuuume bukur! Flm qe na e perkedhele zemren me keto rreshta!
ReplyDeleteShuuume faleminderit ty per kaq pozitivitet, perqafoj.
DeleteShume bukur Tila!!!!!
ReplyDeleteNuk te njoh por jam e bindur qe ke nje shpirt te madh te bukur te paster te cilter te ndjeshem . Lum ajo vajze qe do te kete nje mama si ju.
ReplyDeleteMe kenaqe zemren me keto fjale. Faleminderit shume. Te perqafoj.
DeleteNuk te njoh por jam e bindur qe ke nje shpirt te madh te bukur te paster te cilter te ndjeshem . Lum ajo vajze qe do te kete nje mama si ju.
ReplyDeleteTi me gezove diten!
DeleteShkrimi me i bukur qe kam lexuar deri me tani dhe qe eshte realiteti qe jetojme... Te falenderoj per emocionin qe me dhe, gjithashtu te pergezoj per shpirtin e madh qe ke.... Jam e bindur qe do jesh nje mama e mrekullueshme ����
ReplyDeleteFaleminderit qe me kenaqe shpirtin me keto fjale :-)
Deletekam ngelur pa fjale.....nuk di cte te them me shume ♥♥♥♥
ReplyDeleteje thjesht fantastike....
Nje shkrim shume i ndjere .i pershkruar me detaje qe burojne nga instikti i femres e te qenit nene,imagjino kur te behesh mami ti..:)p.s uroj qe ta lexojne sa shume meshkuj .te perqafoj
ReplyDeleteSa e mire qe je. Ndjesi e perbashket e te gjitha femrave eshte. Te puth fort. Shume faleminderit.
Delete