Skip to main content

Mos u ul!

Ndodh ndonjëherë në jetë që e gjen veten në një situatë perfekte ku gjërat janë duke të shkuar çuditërisht mirë. Familja, puna, shoqëria, jeta personale, duket sikur cdo gjë është vendosur në një  formë të tillë që ti të ndihesh e plotësuar.  Gjendesh në një situatë relativisht të mirë për të bërë disa hapa pozitivë të cilët deri dje dukeshin të paarritshëm.
Sigurisht këto të gjitha nuk ndodhin brënda natës, por me kalimin e kohës, gjërat për të cilat ti ke punuar dhe investuar duket sikur vijnë në moment të përshtatshëm për të të kthyer të gjithë lodhjen tënde në shpërblim...


 
Si ndihesh ti në këtë moment?! Komode???

UNË JO!

Për shumë njerëz, rehatia është qëllimi kryesor i jetës.  Punojnë shumë në mënyrë që ata mund të të kenë një stil jete të rehatshëm. Duan të holla të mjaftueshme që më pas të mos shqetësohen për të mirat materiale që duan të kenë e të gëzojnë. Ata kalojnë kohën në rrethin e miqve të cilët ndajnë po të njëjtat kërkesa me ta që të mos detyrohen t’i shtrojnë pyetje njëri-tjetrit por të shijojnë bashkë në komoditet luksin që i rrethon.

Nëse nuk je i kujdesshëm dhe e kalon periudhëm më të madhe të jetës për t’u ndjerë rehat, harrron se periudha më e bukur e jetës tënde ka qënë pikërisht momenti kur ti përpiqeshe për të arritur dicka, kërkesa e vazhdueshme ndaj vetes të ka sjellë me hapat e saj në këtë moment.

Një herë ti shkon në një konferencë dhe e ndjen veten totalisht jashtë fushës që të përket.

Një herë tjetër nis e shkruan një blog, si unë. Me shkrime të rastit, duke shpresuar se lexohesh nga njerëz që të kuptojnë.

Një herë tjetër zhvillove një konkurs por nuk munde ta fitosh.

Këto pjesë të vogla jete, të rritën ty, edhe mua!

Zona e komfortit është puthja e vdekjes. Sa më shpejt që e merr rehatinë si të mirëqënë, ti fillon bëhesh roje i vetes tënde, dhe të merr rutina e ndjesisë se të arkivosh qënka më mirë sesa të gjurmosh.

Kur je i kënaqur, nuk mund të ndërrmarrësh hapa më shumë, as ti thuash vetes se ka më shumë mundësi pas kësaj, kufizimi i lumturisë së momentit është një këmbë në humnerë, të mbush e të bën të mjaftohesh.
Me mua nuk do të ndodhë! Ja kam premtuar vetes se nuk do ta lë natyrën time capkënë ti vdesë kurioziteti dhe natyra kërkuese por do të shtyj unin tim jashtë zonës së rehatisë.
Të vetmet momente ku vërtet e ndjej se po arrij dicka janë ato për të cilat jam përherë e ekzaltuar e në kërkim.

Rreziku ka dy pole, po asgjë nuk ka vlerën e të qënurit luftarake për cdo situatë që vetvetiu ti bëhesh prodhues. Nuk do kisha bashkëjetuar dot me rehatinë!

Asnjëherë mos u ndjej rehat!
Nëse je i kënaqur me atë cfarë ke arritur në jetë, kjo nuk është e gjitha, kjo nuk është gjithcka, konsidero një ndryshim. Rritja ndodh vetëm kur gjërat e vështira kërkojnë vëmëndjen tënde.

Desantila


Comments

  1. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete
  2. Faleminderit për atë që keni bërë për mua { Dr dawn acuna }! Burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit pasi të kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë tani. Siç thatë, i gjithë procesi në lidhje me divorcin është anuluar dhe gruaja e keqe që shkakton problemin në martesën time është larguar nga burri im dhe tani jemi të lumtur së bashku, nëse keni probleme në lidhje ose martesë ose ndonjë problem tjetër. , mund t'i dërgoni email atij në: ( dawnacuna314@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +2348032246310 ).

    Ai u specializua në magjitë e mëposhtme:

    *MAGJITË DASHURIA
    *MAGJITË MARTESORE
    *MAGJITË E PARAVE
    *MAGJITË E BUKURISË
    *MAGJITË E PASURISË
    *MAGJITË TËRHEQJES SEKSUALE
    *MAGJITË E SHËRIMIT TË HIV
    * SPELL KAZINO
    *HIQ SPELJET E MALLKIMIT
    *MAGJITË MBROJTJES
    *MAGJITË E LOTARISË
    *MAGJAT E FATIT
    *MAGJAT E Pjellorisë

    ReplyDelete
  3. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr Ellen, një magjistare, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ellen, një magjistare e fuqishme për zgjidhje
    1) Magjitë e dashurisë
    2) Kthehu i dashuri
    3) Ribashkoni burrin ose gruan
    4) Nëse keni pela të natës
    5) Kurë për HIV dhe kancer
    6) Unaza e fuqishme magjike
    7) Magji për fat të mirë
    8) Thyerja e obsesionit
    9) Problemet e lindjes dhe shtatzënisë Kontaktoni EMAIL: ellenspellcaster@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp saj +2349132180420

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Të të kem edhe njëherë më shume se kaq…

Ne kemi më shumë brenda vetes sesa ajo që japim, e ruajmë si më të fortën armë, si më të cmuarën vlerë, e ruajmë veten për ditët ku do të na duhet të vihemi në provë. Kur jeta na ul me këmbë në tokë e na merr në pyetje, na vendos përballë një ndjesie që në vetvete është pasqyrë të cilën kemi refuzuar ta shohim… Atëherë ne zhvishemi! Heqim dorë nga të qënurit të paralizuar dhe mbajmë në shpatull forcën e të qënurit pikërisht ne! Zgjedhim të marrim edhe shije te hidhur, provojmë lot, ndjejmë zemërim, trishtim, mblidhemi grusht në guackën e errët për aq sa na duhet e prapë brenda vetes e gjejmë rrënjën dhe dritën. Ka një magji në padijen se c'do na ndodhë më pas dhe më e bukura qëndron te forca për të mos patur me vete frikën të provosh përsëri. Të duash, të dish të duash, të duash edhe pa ditur e të jesh e plotë aty, të prekesh të gjitha, mjafton të të bëjnë të lumtur. Ne njohim veten tonë më të bukur vetëm kur jemi të aftë të duam, të ngjashme me zotërimin e gjithë botës në shpirt.

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të dëgjuesit. Nj

Të dielën…

Merre veten përdore dhe ulu diku larg dhe qetë. Merr muzikë, merr me vete ca kujtime të bukura të vogla që të të shërbejnë si gosti për paqen tënde të ëmbël, merr me vete edhe veten, atë më të dobtën, më të cënueshmen vete, merre dhe lëshoje të lirë pikërisht aty… Ktheja shpinën diellit të të ngrohë, mos pesho asnjë gjë në mendje dhe mendo se në atë cast ekziston vetëm një moment mondan, i paprekshëm nga rutina, është momenti yt. Duke parë veten nga ky cep i jetës, ngjyrat marrin edhe më shumë dritë, padashje edhe elementi më i parëndësishëm, merr formë! A bën ta ngrijmë këtë pamje bashkë me ndjesinë e dlirë? Sa e bukur vjen jeta kur zgjedh të shohësh prej nga këtu, shtrirë në bar të njomë, me sytë qiellit, me duart që vizatojnë ëndrra në re, me dëshirat e lëna në ajër si balona fëmijësh që era i përkëdhel me qejf. Ndiz muzikën dhe sill në mendje cdo kujtim që të vjen prej saj… Vallëzo me veten, sic bën me tjetrin, me gjithë pasionin që rrekemi të japim pa kursim për gjithcka