Skip to main content

Lër mesazhin tënd, pas sinjalit ...

Një pasdite, ulur në kolltuk, me këmbën mbi këmbë, duke u rrotulluar si një koketë e zgjuar vonë të dielave, flisja në telefon... 

Ai kishte qenë jashtë qytetit këtë fundjavë, dhe unë isha shmangur për cdo kontakt, dhe e dija që kjo gjë e kishte bërë të ndihej i lënë pas dore. Unë po luaja ftohtë, duke pretenduar se nuk më bëntë aspak parshtypje kjo mungesë e të qënurit vërdallë, përkundrazi e kisha shijuar shumë kohën time vetëm dhe po ri-mendoja ta praktikoja shumë shpejt.

"A nuk po vepron pak si “angleze” me mua?!" më tha. "Unë dua vetëm që të jesh e vërtetë. Të jesh e çrregullt dhe e turpshme dhe të më thuash të vërtetën. Bëhu katërmbëdhjetë vjece, kthehu në adoleshente, bëhu nervoze, e qesh me shpirt edhe për budalliqe, do të bëj të njëjtën gjë me ty, vetëm për të të thene se është më bukur të jesh e vërtetë.”


Unë kurrë nuk kam harruar se, një nga parimet e mia udhëzuese në jetë është të jem e vërtetë, po kush tha se duhet zbatuar menjëherë kërkesa dhe manipulimi kaq i ëmbël që pasi të ketë njohur te unë ato gërmimet që edhe FBI-ja do mi kishte zili, apo nervozizmin tim që arrin deri aty sa nuk nxjerr një tingull nga goja, sepse jam e vetëdijshme që lëshoj grimca zjarri kur flas....

E dime se sa joshëse është të luash ftohtë, por unë di gjithashtu se të  pengosh ndjesitë e tua të vërteta është vetëm një formë tjetër e luajtur vogëlisht, duke mos lejuar pozitivitetin të marrë jetë në momentin që i afrohet një rreze e tillë. Kjo është një mënyrë për të minimizuar atë që ti je.
Koha nuk ka kohë, dhe as për të humbur nuk është e gatshme.

Nëse e pëlqen, thuaja! Nëse kërkoni me ngulm një punë, kërkojeni! Nëse do të bësh diçka, filloje! Mos u tërhiq; mos e mbaj peng; mos e shtyj për më vonë. T'i merr të gjitha koha nëse ti nuk ja jep mundësinë.

Personi më sexy, më joshës në planet është një person i cili është i angazhuar plotësisht me jetën. Është kurioz, është entuziast. Përthith të gjitha deri në pik të fundit, nuk ka frikë nga frika, nuk dëmton vetë-dyshimin, nuk e konsumon përbrënda ndjesia e merakut! Mënyra më e mirë për të dashur jetën është ta veshësh atë me shije dhe me kujdesin që përzgjedh cdo ditë rrobat në mëngjes.
Lejoi vetes që të bëhesh i gjallë me gëzim. Hidhi pretendimet në kosh për këtë ditë dhe tregoi se realisht përtej cdo ëndrre që mban veshur, ti rrezaton vërtetësi. Të mos kesh frikë se kush je, është energji që sjell në lëvizje vetëm të mira pasuese.

"Nëse kemi besim në vetvete, ne mund të rrezikojmë kuriozitetin, çudinë, kënaqësinë spontane, apo ndonjë përvojë që tregon realisht shpirtin e njeriut, sepse suksesi, kërkon ta ndjekësh, si një femër…”

Desantila


Comments

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...