Skip to main content

Disa Lider janë të lindura Femër!


Jam kaq e lumtur që në historinë e njerëzimit ka patur shumë gra të suksesshme që  i kanë dhënë një pamje tjetër dimensionit të gruas nëpër botë. I gëzohem pa masë gjinisë time në cdo aspekt të saj, mbi të gjitha faktit se historia ka treguar që fuqia e butë e femrës në plotësimin e hapësirave shoqërore, ka bërë diferencën!

Me kalimin e viteve, me ndryshimin e konceptit për pjesëmarrjen e gruas në poltikë dhe shfaqjen e saj më shumë në shoqëri e në pozita të larta, është zbutur edhe mendësia se të qënurit femër përpos paragjykimeve ka një rol tepër integrues dhe është benefit në jetën sociale, kulturore e politike. Unë kam disa mikesha shumë të mirë që gëzojnë status të tillë, si në jetën poltike ashtu edhe shoqërore, në pozicione vendim-marrëse sikurse në tavolina drejtuese, femra të suksesshme, që bëjnë diferencën, edhe pse nuk kanë pompozitetin e atyre që vjedhin vëmëndjen, janë absolutisht fokus i një syri e mëndje të prehtë të rrethit të tyre.

(Për të gjitha të lart-përmëndurat: Faleminderit që ekzistoni!)

Megjithatë shpesh herë në dukje vitrina gënjen. Po të kthesh kokën sheh ende rreth e përqark modelin e frustruar të një femre që mbi gjithcka lufton me veten sesa me ambjentin e pa-frymë që ja mundëson plaga e hapur e trashëguar e maskilizmit vulgar.
Në diskutimet që bëhen harrohet me/ose padashje ku thuhet se pjesëmarrja e grave edhe vajzave në vendimmarrje, në politikë apo përfaqësimi i tyre, nuk është edhe nuk mund të jetë dëshirë, dhuratë apo lëshim që i bëhet grave. Është e drejta e tyre njerëzore, ashtu si edhe cdo e drejte secilit individ. E drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur në bazë të Kushtetutes së Shqipërisë, është një e drejtë e barabartë për të gjithë, por në realitet kanë ekzistuar dhe ekzistojne një sërë faktorësh me karakter social, kulturor, ekonomik, historik etj., që kanë penguar një përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave në organet e zgjedhura, si dhe pjesmarrjen e barabartë te grave si votuese. Prania e grave dhe vajzave në nivelet më të larta të vendim-marrjes i shërben rritjes së cilësisë së kontributit të gjysmës së shoqërisë në berjen e politikave. Nga ana tjeter, përfshirja e grave në këto nivele, inkuarjon dhe  krijon klimën nxitëse edhe në sferë  më të gjërë të mirë funksionimit të shoqërisë civile.

Mark Twain me një shprehi të ndjerë, dikur kishte shkruar:

 “I dua të gjitha gratë, pavarësisht nga  mosha dhe nga ngjyra. Mendja njerëzore nuk mund t’i vlerësojë detyrimet që  kemi ne kundrejt gruas. Por ajo na qep kopsat, na ndërron rrobat; na ndihmon për  panairet fetare; ajo ka besim tek ne, na  tregon çdo gjë që mund t’i zërë veshi, për  punët e vogla personale të fqinjëve; na jep këshilla të mira dhe të pakursyera; na  fërkon ballin kur na dhemb koka; na lind  fëmijët tanë, - tanët në përgjithësi. NË  TË GJITHA MARRËDHËNIET E JETËS, ËSHTË NJË  NDERIM I DREJTË DHE MIRËNJOHËS TA QUASH GRUAN, BASHKËSHORTE. NË ÇDO VEND QË TA VENDOSËSH GRUAN, NË ÇFARËDO DETYRË APO  SËRE, AJO PËRBËN NJË STOLI PËR VENDIN QË  DO TË ZËRË DHE NJË THESAR PËR TË GJITHË."

Mekanizëm që gjeneron jetën, përjetësisht unike, para një tavoline të mbushur me bekime, gruaja!


Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...