Skip to main content

A kam fat?


A e bëjmë vetë fatin tone ne? Unë besoj fort që po! Herë-herë mendoj se jam me shumë fat dhe i them vetes, ke fat dreq, e shikon?! E ushqej veten që jam në harmoni me mjedisin që më rrethon dhe me njerëzit që kam zgjedhur të kem në jetën time kështu që mendoj se ja krijoj rrugën vetes për të menduar pozitivisht. Jo vetëm kjo, por shpesh herë e gjej veten duke bërë gjëra të cilat të sjellin mundësi të reja në cdo aspekt dhe jam mëse e gatshme të mësoj e të njoh më shumë sidomos rreth fushave që kam më pak informacion. Prirem të absorboj nga dita gjëra të cilat më bëjnë të ndihem mirë.

Në krahun tjetër, kur shkoj përmes ndonjë furtune ku cdo gjë ngjan me atë renë e vetme në qiell që pikon shi vetëm mbi ty, e gjej veten duke thënë: ke fat mi ke, vetëm se e ke të zi.

Të jesh me fat është një gjendje e mëndjes, është psikologjike, cdo gjë ndërtohet në mëndjen tënde. Të marrësh një vendim, të zgjohesh duke menduar se cfarë ngazëllimi është të dish se një dite e re të pret, dhe sa njerëz të dashur ke për të takuar e sa orë dreke do hulumtosh me mikeshën tënde për zgjedhjen e një cështjeje, sa do marrësh nga të tjerët e sa do japësh nga vetja, të punosh për dicka që ti do, të ndjesh sadisfaksion nga një produkt që mban firmën tënde, është cështje zgjedhjeje. Të mos I thuash asnjëherë JO mundësive….Të bëhesh i guximshëm…

Një Ish-Senatore në Shtetet e Bashkuara më ka rrëfyer një herë që pata fat ta njoh e të shpenzoj kohë me të:
“Kam pasur një student të shkëlqyer që përfundoi Fakultetin e Drejtësisë me arritje maksimale dhe mezi prisja ta kisha punonjës në zyrën time, një djalë i mëncur, i saktë, me humor, njerëzor dhe e donte gjithcka mbante ajo zyrë, e donte profesionin e tij. Një ditë pasi kishin kaluar muaj që bashkëpunonim më erdhi e më tha se një kompani televizive që ka një platform digitale, i kishte ofruar punë si menaxher. Strikte e idesë që nëse përfundon për Drejtësi duhet të investosh vetëm në atë fushë, iu drejtova “Jo, mos e prano, ctë duhet televizioni, je shumë i mirë në këtë që bën, investo këtu ku ti ndjen se jep maksimumin tënd, në profesionin tënd… Dhe ndjeva gëzim thellë thellë që po arrija ta bindja të qëndronte brënda asaj që ai e bënte më së miri, të qënurit jurist!”

Sot ai djalë, pa marrë parasysh arsyetimin që unë i dhashë, duke qënë se atë ditë i kishte thënë PO ofertës së kompanisë, dhe më kishte thënë JO heshturazi mua,  është CEO-ja i asaj platforme digitale, dhe unë jam krenare që ai i tha po një zgjedhjeje tjetër! Ai nuk vuri kufizim mbi nivelin e fatit të tij dhe më dha mua një mësim shumë të mirë në jetë, fati është për guximtarët!

Çdo ditë ty të mblidhen momentet si monedha ari për të zbrazur në fundin e ditës. Çdo monedhë do të jetë unike dhe çdo monedhë do të sjellë diçka të re në jetën tënde kështu që kujdesu që të mbledhësh thesare me vlerë.


 Dhe mos harroni fati është ajo që ndodh kur mundësia takon përgatitjen tënde!

Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...