Sic e kam deklaruar edhe më parë,
më karakterizon një mënyrë e paparë për të qënë përherë e organizuar.
Pasi vura tiganin në zjarr u
kujtova që nuk kam peshk! Duke e hequr prap nga mëndja këtë skemë, duke përsëritur
se asnjëherë në jetë nuk duhen bërë “plane” sepse jeta është e papritura më e
madhe që na ndodh dhe se disa gjëra nuk janë totalisht në dorën tonë, por duhet
të pajtohemi me cdo ngjarje që na ndodh, ndërkohë që i isha ngulur
ekranit të iphone-it duke gërmuar sdi se ku, lexova një link ku thuhej: Historia
më e trishtë e shkruar ndonjëherë! Me dy mëndje klikova:
“Ernest Hemingway me disa shkrimtarë të tjerë,
të mbledhur diku së bashku, duke diskutuar, pohon se ai mund të shkruajë një
histori të shkurtër që ishte vetëm gjashtë fjalë e gjatë. Natyrisht shkrimtarët
e tjerë u tërhoqën, madje të cuditur nuk reaguan. Hemingway u tha se secili
prej tyre të vendosë dhjetë dollarë në mes të tavolinës; nëse ai ishte i gabuar
tha ai, ato para do t’i merrnin secili mbrapsht, në qoftë se ai kishte të
drejtë, ai do t’i mbante të gjitha. Në një copëz letër shkroi shpejt e shpejt e
menjëherë e vuri mbi tavolinë…”
Jeta dikujt i jep shumë, e dikujt
nuk i jep asgjë, është kaq e padrejtë e kaq ironike, të thyen e të bën copash,
e të mbledh si buqetën më të bukur, të jep forcën e stuhive e të ul në kopështe
të mëdhenj lulesh, e ti mbetesh thjesht një lodër në duart e saj. Fuqia e mëndjes
mbi cdo sfidë, të takon vetëm ty!
Desantila
Comments
Post a Comment