Do t'i shkruaj për ty, fjalët që prej të tjerëve thura histori, fjalët e të tjerëve që sot i mora në duar dhe u zotova t'i bëja të miat e në rruaza të stolisja një gjerdan fjalësh për ty... Të të them faleminderit që hyre në jetën time si një udhëtar në një rrugë të vetme, si një pasagjer në krahun tim të djathtë në avion, si një dorë shtrënguar në boshllëkun e gishtërinjve të mi, erdhe ti, dhe si copëz e munguar, plotësove atë hapësirë që unë nuk e dija se ekzistonte... Të të them, duamë aq sa mundesh, se një zemër si e jotja, di të dojë përtej cdo ndjesie... Të të them më në fund, fjalët që të tjerët i thanë njëri tjetrit kur duheshin... Të mos kem frikë nga ecja zbathur në rrugët qe do të ec me ty, të bindem se jeta është një kuti surprizash që luan ecejake e shpesh herë të hapet duarsh në një ditë të zakonshme si kjo, duke ardhur krejt ashtu pa asnjë festë të vecantë, pa një datë, pa asgjë të zhurmshme, drejt e në shpirt... Të të dërgoj këngët që të tje...