Më pate thënë se je gati e unë nxitova të kap "ritmin". E në fakt në shpejtësinë time prap isha në kornizë të formësuar të asaj që mund të isha edhe po të mos nxitoja. Diku në ato netë të vrullshme, ku herë e gjeja veten e herë me gjente vetja mua, për asnjë moment nuk e shkëputa fijen prej teje, në balancë të plotë me të dukshmen e forcën e impaktit, u gjenda me cdo të vërtetë tënden, me ngjarje që në fakt duheshin fshirë, unë e gjeta veten të përfshirë. E paskam merituar thashë, që të ndjehem po aq e “zhveshur” prej peshës së cdo grami të sjellë me vete prej teje. Duke e dit me bindje të plotë edhe se cfarë “përbërje” ka forma e të vërtetës, për asnjë moment nuk ja lëshova dorën! Thashë do t’ja faturoj vetes… Por prano se në formën time, jam ajo cfare ke dashur gjithmonë! Me kosto të plota ngarkuar po prap xhepave të mi mbushur me “fatura” që në të vertëte mund të jenë borxhe të pashlyera, vetëm një gjë nuk e kisha parashikuar midis nesh, qënies njerëzo...