Sot realisht po mendoja se si është të jesh femër, jo fizikisht më shumë sesa një mëndje-femër. Luftë pa numër është! Sa “shpërthime” e “dëme” bëjmë ne, pa folur fare madje. Skena që marrin jetë aty për aty, ndërtohen, ngrihen personazhe, shumicën e kohës janë flluska, ose janë të lindur në imagjinatën tonë, e sigurtë kjo. Mënyra se si ne shohim botën, kam përshtypjen se është më e vështirë se të ngresh një peshë prej 200 kilogramësh. Është quajtur rëndom kudo si “shqisë e gjashtë” e femrave, intuita e pagabueshme si një shigjetë Robin Hood-i mbi mollën që qëndron mbi kokë! Për një gjë ju siguroj, kjo “forcë madhore” (dhe mos qeshni se ashtu është) që na shoqëron kudo, është e pakonceptueshme për mëndjen e një mashkulli. Të paktën me aq sa di e sa më kanë thënë! Meshkujt kanë një lloj prizmi të të shikuarit të situatave në një sy më të ftohtë emocionalisht, gjë që i bën ata të kenë një kontroll ndaj gjëndjeve të cilat ne i përjetojmë si “shock” emocional apo surpriza me ...