Nuk e di ende se cfarë forme mori zemra dhe kush ishin fragmentet që ndaluan rrahjet e saj por nuk do doja të ishte ndryshe. Do doja po njësoj sot në përqafim të ndjeja sesi zemrat njohin njëra tjetrën! Do doja të vuaja njësoj mungesën! Sepse me mungesën tënde, mësova durimin. Të duash përtej kohës e përtej ngjarjeve të jetës, kudo që jeta të të diktojë udhën, të njohësh humbjen e të pranosh se njerëzit nuk janë gjithmonë aty. Të mësosh se me mungesën tënde mund të plotësosh veten. Sepse me mungesën tënde, mësova të harroj. Të mos i jap kohë asnjë figure që nuk ma dëshmon me ngjyra se vemendja vidhet edhe krejt padashje. Mësova të harroj gjithcka që nuk është ti. Mësova se si është të mos urresh por të duash, mësova të harroj e të kujtoj njerëzit që kanë më shumë rëndësi. Mësova të dua veten, me mungesën tënde! Të përsërisja cdo ditë në heshtje se të gjithë jemi të formësuar ndryshe dhe jemi të përveccëm e kjo na bën të jemi unik. Mësova të dua sic doje ti, mësova të dua ...