Kur ti dorëzohesh në atë përqafim, kur në atë prehje gjen strehën më të butë, në atë cast, ti dukesh kaq bukur. Kur e gjen me sy mbyllur rrugën për atë shtrëngim, kur një pjesë të shpirtit e lë në atë përqafim, dukesh kaq bukur. Më thuaj nëse je i lumtur, më thuaj nëse nuk je, do të gjej një mënyrë të të jap nga vetja pjesën time më të dobët, zemrën, vetëm mos më thuaj që është e vështirë, ti mbajmë larg gërmat që ajrin e tymosin sepse rrugët do të na bashkojnë prap në një përqafim! Mund të gënjesh dukjen por shpirtin si e ngushëllon? Në orën më të pafajshme të natës, më thuaj, a mendon se ndonjëherë edhe gabon? Nëse trishtohesh, nxito dhe eja në vendin e zakonshëm, nëse nuk do të jem aty, më kërko sepse një zemër e gjen gjithmonë rrugën. Do të të kujtoj se asnjë ndjesi nuk fle përgjithmonë duke u shuar, do të të zgjoj edhe njëherë një shpirt të vjetër e në këtë ritakim do të të përqafoj fort, për të të thënë me gjithë zemër, jam me ty, kam qënë gjithmonë. Kur të s...