Kisha dëgjuar se stuhitë e gjëmimet e qiellit e bëjnë më të fortë tokën, kisha lexuar se thyerjet e bëjnë më të fortë njeriun, po nuk e mësova as prej qiellit as prej diellit se ku mund të të gjeja ty! I dashur shpirt binjak, në fakt mendoja se ti nuk ekziston, se je një legjendë urbane, dhe cdo gjë lidhur me ty thuhej vetëm në libra. Por jam kurioze të di si isha unë kur u takuam? Në c'formë erdhi zemra ime tek e jotja? Tani nuk kam më frikë të di asnjë përgjigje. Unë nuk kam frikë se librat e përrallat do të të marrin me vete, kujtimet e tua i kam gdhendur fort nën lëkurë, aty ku më pulson cdo rrahje e ndjesisë tënde! Sot po mendoja se sa e vogël bëhet bota kur njeh gjysmën tënde. Po mendoja se sa egoiste më paska njohur pasqyra, asaj të vërtetës që i kam thënë gjithcka, e cila me paska gënjyer kur i rrëfehesha se ndihem plot. M'a shkunde shpirtin, më bëre të dal prej guackës time, ti më motivon! Nuk je gjysma ime, je pasqyra më e mirë e vetes time! Ti n...