Nuk kam mundur të të them kurrë jo, e asnjëherë nuk e kam mohuar se gjithmonë do të bëja të njëjtën gjë, sepse ti nuk nxjerr në pah më të mirën time, ti më bën të jem ndryshe, më bën të jem vetja! Të jesh ndryshe, është të të kesh ty! Të jesh me ty, është të jesh vetja! Faleminderit që je…Që ndan me mua filmat e tu të preferuar, që më ke dashur pranë, për orët që kemi qeshur pafund, e për gjithcka ndez në ajër uniteti ynë! Nuk të dua vetëm për ditët kur nuk kam asnjë në krah, as në ditët ku dua të qaj diku, të gjithë e themi hidhur se “mik është ai që qëndron pranë nesh në trishtim, se në gëzim janë të gjithë”, jo unë nuk e dua ditën e trishtë të ta vesh edhe ty, të dua në horizontin më të gjërë, ku mëndjen e shpirtin e kam të qetë, të dua në rrethin e ngrohtë ku nuk mungon asgjë, të dua në rrezen e plotë të diellit, vetëm ashtu do të jepja një përqafim të fortë… Nuk më ke pyetur asnjëherë se si jam, sepse ti e di mirë kur mjaftohem duke të të thënë se kam nevojë të r...