Si një rrjedhë e vetëdijshme ndjesish, ku nuk shquan shpirtin me trupin, ku nuk ekziston kurrfarë vështirësie për të gjetur udhën, rrekem të kuptoj cfarë të ndricon ty? Prej nga buron ajo ngjizje e qëndrueshme e asaj drite që ta mban shpirtin aq të sojshëm? Dua të ulem e ta vështroj me orë të gjata pa i thënë asnjë fjalë, duke e kundruar me endje të madhe me dëshirën të jem ëndërr e të zhytem në atë cepin emocional që vetëm ti ja njeh vetes. Cfarë të ndricon ty? Ajo derë e hapur që lëshon dritë e mbërrin drejt e tek unë, ajo përsiatje e brendshme që shpërfaqet sapo ti vjen, mungesa e qëllimshme e kornizës, epifania e përvecme e jotja! Shkëlqimi që mbart jo vetëm ajo që shoh, po përtej saj, ajo që ti me bindje jep, arena jote e pazhurmë, si një fitues i vetëm që në triumf ka shoqërues miliona yje dhe ashtu si në një skenë me përulje njeh dhe gëzon unin tënd. Shëtitjet e gjalla të gjithë mendimeve që ti i nxjerr prej vetes dhe i zbret të prekshme në tokë, dhimbjen dhe frikën që nata i bë...