Njësoj si ti, përpiqem të bëj më të mirën edhe pse e mira ime nuk është gjithmonë mjaftueshëm. Njësoj si unë, edhe ti ke ditët kur mendon se nuk përket askund, se jeta ka një dinamikë tjetër për ty e ti je në të kundërtën e saj. Kur jam vetëm mendoj se nuk i përkas ndonjëherë tokës por në fakt këmbët rëndojnë fort si për të më treguar se toka është thjesht fushë beteja në të cilin jemi të destinuar ta luftojmë vetëm! Ka një ajër tjetër vetmia, të vesh me bindjen se mund të arrish gjithcka duke lejuar me të dyja duart mëndjen të arratiset deri aty ku dëshiron, në mëndjen time ëndrrat janë thjesht një proces që pritet të realizohet, aty ndërtohet bashkë me jetën time historia... Nuk më dhëmbin më fjalët që vijnë përtej vetes, as opinionet e as të mirat e të këqijat që ndoshta një veprim i imi sjell, nuk më dhemb askush më shumë se pikënisja, fillimi, uni! Kur jam vetëm nuk jam e vetmuar, në shpirtin tim vallëzojnë gjithë ëndrrat e mia, lulëzojnë cdo ditë sythe e në cdo orë ...