I ngopëm shpirtin njëri tjetrit e ngritëm balona mbi peisazhe të jeshilta fushash, heshtëm sepse zemrat janë të vogla për të mbajtur aq shumë lumturim, u dorëzuam në përballjen e shikimit, u puthëm. E dua diellin fytyrës, më bën të harroj rregullat, më cliron mëndjen e si zog fluturoj në cdo cep të dëshirës. Lumturohem si të mos kem njohur kurrë dhimbje e prej buzëqeshjes them njëmijë fjalë të bukura, ja dua vetes guximin për të dashur, nuk ka gjë më të ngjyrosur sesa shkëlqimi i shpirtit. Sa e madhe bota kur dashuron! M’a lejon edhe ajri të krijoj një ndjesi që më përket vec mua, me qiellin në krah ndjej një ngasje të tregoja se e imja është ndryshe, asgjë nuk i përngjan asaj, nuk është aq vanitoze sa t’i mjaftojë vec rrahja, e imja zemër është e mbushur me det e qiell! Nuk kam mësuar ende të dua me intervale, më pulson ndjesia statike njësoj, edhe dje edhe sot edhe nesër do të jetë po kështu. Nuk kam njohur revolucion në shpirt prej ditës kur mësova t’i bindem me...