Dhimbja më shtriu dorën... se di pse ja zgjata si për ta ndihmuar, ajo më tërhoqi pas vetes! Si një viktimë e denjë u dergja rrugës së saj, si mjegull ja mbaj mend fytyrën. Më përqafoi nxirja e qiellit dhe nuk munda të ikja, po ashtu me kokën këputur prej trishtimit, lotoja në kraharohin e saj. Qaja, qaja e me atë pak forcë doja të shkëputesha. I ziu qiell më kish zgjatur duart për të mos m'i lënë kollaj. Kërkova ngultaz të dija një të vërtetë, që ishe ti ai që më përqafoje prej lart, e dija, e dija fort mirë që vec ti kishe forcën të ma mbaje shpirtin peng. Ndër duar vec gjakut që gëlonte në vena, gurgullonte një shpresë e ethshme, me vete thoja: do të më shohë mua e do të zgjohet, vetëm unë edhe ai kishim aq fuqi ndërmjet njëri tjetrit! Tani vetëm unë dhe ai kemi forcën të bëjmë qiell e tokë bashkë sot. Sa gërma më mbetën pathënë, sa ditëlindje e sa fjalë kisha ruajtur për ty në sundukun e thesarëve që vec ty të përkasin. Më ke lënë një dekoratë jete, atë të krena...