Shpresoj që kur të takohemi prap, të kemi vend mjaftueshëm për njëri tjetrin! Shpresoj që një ditë të shohim më shumë brenda jetës së secilit se sa thjesht fytyrat e buzëqeshura. Shpresoj që një ditë pasi të kemi lënë dyert hapur, të hapim edhe zemrën! Të transformojmë gjendjet e të mbetemi të njëjtët në dëshirën për të hasur edhe njëherë shikimet që mbeten të fotokopjuara cdo herë. Kur të gjithë të jenë në gjëmim të kohës për ta harxhuar, ne të zgjedhim një ditë për të qëndruar! Të zhbëjmë cepat e të brumosim me duar një zemër! Kur të gjithë të pluskojnë mendime për të zënë hapësirën ndërmjet, të zgjedhim arratisjen si të vetmen rrugë për të jetuar realitetin jashtë lentes së fotografimit. Zemrat marrin formë vetëm kur ndërveprojnë ndaj shpresoj që kur të shihemi prap të kemi një luginë hapësirash që të lejojë cdo rrahje të përjetojë veten. Të pranojmë se jemi kaq të ndryshëm me dëshirën për të qënë pikërisht kështu, të lirë, me dimensione të brendshme që na përkasin e që herë he...