Nëse do të vish, eja sot, mungon vetëm ti që fotoja e përvitshme të marrë formën e dashurisë, nëse do të vish, eja sot, jo në kohë tjetër. Që të të përqafoj fort e në atë shtrëngim të kuptosh se të kam falur, se nuk harroj por në thelb nuk jam më vogëlushja naive që mendon se gënjeshtrat vishen me të kuqe dhe stolisin ditët gri! Unë jam prap këtu, me dëshirat e njëjta, të jem po prap në vendin e zakonshëm, në zemrën tënde, të jesh edhe ti në dëshirat e mia si cdo vit, në vendin e zakonshëm, brenda shpirtit tim. Sepse ende të shoh me po aq adhurim, dhe ti e di, kur unë dua, dua me gjithë shpirt! Sot nuk dua të më mungosh, kam nevojë për ndjesi tjetër nga ty, jam tkurrur mjaftueshëm me mungesën tënde, duke e hidhëruar veten, ndaj nëse do të vish eja sot, që të të përqafoj fort e të kuptosh se të duash është më e fortë se aq. Nuk dua të mbetesh një mesazh i padërguar në telefonin tim, dua të ngroh zemrën me ty pranë sepse më ka marrë malli për kohën kur dashuria ishte e thjesh...